Denoncimi i adoleshentit : Më shoqëruan dhe dhunuan mbrëmë pa arsye, sot do dal të protestoj

245
Sigal

Një 17-vjeçar denoncoi në media se ishte shoqëruar një natë më parë nga policia edhe pse pretendon se nuk ka qenë në protestë.

Adoleshenti tha se gjatë shoqërimit është dhunuar nga policia.

E për këtë fakt, ai tha se sonte ka dalë të protestojë.

“Isha duke ikur te Zogu i Zi, aty ishte policia. U shpërndanë të gjithë, më kapën, më gjuajti shpullë njëri nga ata, më shanë dhe ofenduan. Kur ika në komisarit pashë dorën që më kullonte gjak, e kam me fashë. Më kanë mbajtur 3-4 orë. Nuk isha në protestë.Kishte shumë të shoqëruar. 8-9 persona në qeli. Pas tre orësh lajmëruan familjarët që erdhën dhe më nxorën.Sot do të dal të protestoj, edhe gjak të dershet këtu”.