Luan Baçi: “Albpetrol” vidhet, punjoësit hidhen në rrugë

483
Sigal

Denoncimi  i fortë  i  ish-deputetit:  “Albpetroli”  po vidhet,  punonjësit  po pushohen për t’u shitur  lirë  tek njerëzit  e Ramës

 Kryetari i PD-së Fier,  dhe ish-deputeti i këtij qarku, Luan Baçi, i rikthehet edhe një herë çështjes së “Albpetrol”. Përmes një denoncimi publik, ish deputeti Luan Baçi shkruan se, drejtori i ri i kompanisë, Gazheli, vazhdon t’i paguajë me pagën 26,000 lekë dhe me sigurime shoqërore jo të plota, paga e famshme e luftës, edhe për ata që venë në punë, një padrejtësi e qëllimtë dhe shumë e dëmshme për ekonominë e familjet e punonjësve. Kreu i PD-së në Fier,  shton gjithashtu se, “ALBPETROL” sh.a. do të privatizohet, do të vidhet, do të merret  nga oligarkët e lidhur me pushterarët. Zyrat dhe drejtimi tashmë janë në Tiranë, të mbushura me militantë dhe hajdutë të rilindjes”, -shkruan ndër të tjera Baçi.

 Denoncimi  i Luan Baçit:

Drejtori i radhës i “Albpetrol” sh.a.,   GAZHELI dhe stafi i tij hajdut, vazhdon denjësisht në gjurmët e paraardhësve të tij. Punonjësit e “Albpetrol” vazhdon  t’i paguajë me pagën 26,000 lekë dhe me sigurime shoqërore jo të plota, paga e famshme e luftës, edhe për ata që venë në punë, një padrejtësi e qëllimtë dhe shumë e dëmshme për ekonominë e familjeve  të  punonjësve. Shkurtuan  mbi 250 punonjës në këtë periudhë, pavarësisht  që e shtynë  për momentin, zbatimin e vendimit, vënia në jetë, i tij është çështje ditësh. Në foton e paraqitur, po publikojmë një nga tenderat që po përgatit GAZHELI,  me të besuarën e tij, drejtoreshën e programimit, anëtaren e këshillit  bashkiak  të Tiranës, Alketa Hila, (a thua humbi Fieri për financiere dhe juriste, dhe na vijnë të gjithë që nga P…S.. domethënë, që nga Tirana?). Një nga firmëtaret e KB Tiranë, për prishjen e Teatrit  dhe nga ato hajdute  që marrin nga  dy apo tre  paga, shumë  honorare, që menaxhojnë  nga Tirana “Albpetrolin” dhe po e bëjnë gati për t’a privatizuar së shpejti. Tenderi me një miliardë lekë me tvsh, për ruajtjen e objekteve të “Albpetrol”, në një kohë, që një pjesë e mirë e punonjësve që po shkurtojnë, janë roje  të këtyre objekteve, që paguhen me pagë minimale  26 000 lekë, por që  Gazheli e shikon të arsyeshme, të akordojë  trefishin e lekëve, një kompanie, që patjetër, do jetë e përzgjedhur  e tij, për ruajtjen  e objekteve në një kohë, që ankohen  për mungesë fondesh  nga mos shitja e naftës dhe çmimi i ulët i saj, për shkak të pandemisë.  Ka ditë që në “Albpetrol”,  vijnë shpesh “ekspertë” të shumtë shtetërorë  dhe privatë, fotografojnë, bëjnë video, shikojnë bilancet, bëjnë llogaritë deri në detaje, me shumë nxitim dhe kujdes të shtuar, në fshehtësi dhe pa bujë…. “ALBPETROL” sh.a. do të privatizohet, do të vidhet, do të merret nga oligarkët e lidhur me pushtetarët.  Zyrat dhe drejtimi tashmë janë në Tiranë,  të mbushura me militantë dhe hajdutë të rilindjes. Gazhelët  dhe Alketat  do të jenë pronarët  e djersës dhe mundit, të shumë naftëtarëve, specialistëve, teknikëve dhe inxhinierëve, të banorëve,  të Fierit,  Mallakastrës,  Patosit,  Rroskovecit,  Lushnjës,  Vlorës,  Delvinës dhe kudo,  ku ekzistojnë vendburimet  e naftës, kësaj pasurie  të madhe dhe me shumë vlera të  vendit tonë.