Aksident në Berat/ Makina përplas 72-vjeçarin mbi biçikletë, i plagosuri rëndë në spital

216
Sigal

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja ndodhi në rrugën e re që të çon në drejtim të Urës së Re të Velabishtit. Një mjet, tip ‘Ford’, me targa XKP 452, që drejtohej nga shtetasi Edison Qose ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë dhe që ka dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Përplasja ka qenë e fuqishme dhe shtetasi Dhimitraq Buda, që udhëtonte me biçikletë është përplasur në asfaltin e rrugës. I plagosuri është dërguar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku konfirmohet se gjendja e tij është e rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë, të cilët po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Burime në vendngjarje konfirmojnë me mjeti ka qenë duke qarkulluar me shpejtësi në këtë zonë të banuar dhe se i moshuari po kalonte me biçikletë nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin që është përplasur nga mjeti. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.