Azili ekonomik, nisin hetime të përbashkëta Gjermani-Shqipëri

523
TIRANË – Hetimi për goditjen e grupeve kriminale që me anë të mashtrimit dërgojnë shqiptarët për azil ekonomik në Gjermani dhe operacioni antidrogë “Xibraka” i finalizuar në muajin janar në Shqipëri me ndihmën e hetuesve gjerman, ishin pjesë e diskutimeve gjatë takimit që kryeprokurori Llalla zhvilloi me homologun e tij gjerman Harald Range.
Burime për median thanë se kjo vizitë zyrtare është përgatitur nga ambasada gjermane me ftesë të prokurorit Federal. 
Llalla mësohet se informoi homologun e tij për hetimet e nisura deri më tani për linjën e trafikut të emigrantëve dhe dosjen “Kokaina” të operacionit Xibraka.
Të njëjta burime sqaruan se në takim u diskutua dhe mbi disa hetime të përbashkëta që janë në fazë finalizimi për pastrim parash e fshehje pasurie në Shqipëri e Gjermani, në të cilën janë të përfshirë grupe kriminale të drogës dhe prostitucionit.
Sigal