Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina del nga rruga dhe kthehet përmbys, plagoset shoferi

176
Sigal

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin babai me dy djemtë e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë është kthyer përmbys.

Mësohet se nga aksidenti ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Sakaq policia po heton shkaqet e aksidentit.

Aksident