Aksident i trefishtë në Korçë

63
Sigal

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Kamenicë.

Sipas informacioneve nga policia si fillim janë aksidentuar dy mjete ku njëra i ka prerë rrugën tjetrës dhe më pas është përfshirë dhe një mjet i tretë që ka qenë i parkuar.

Aktualisht policia po bën veprimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa raportohet se një grua është transportuar në spital për kontroll.

Nuk raportohet për të plagosur ndërsa nga aksidenti ka dëme të shumta materiale.