Bllokohet jahti me flamurin amerikan dhe 4 ukrainas në bord

273
Sigal

Bllokohet një jaht me flamurin amerikan me katër persona ukrainas në bord.

Jahti është bllokuar nga policia kufitare pasi nuk ka bërë njoftimet përkatëse kur ka hyrë në portin e Vlorës.

Personat të cilët qenë në bord të jahtit,  kanë thënë se ju ka mbaruar karburanti prandaj janë ankoruar në portin më të afërt që kanë pasur.

Policia kufitare dhe kapiteneria e Vlorë nga ana e tyre, po vazhdojnë verifikimet për të vërtetuar deklaratat e personave në bord.

Derisa të kryen verifikimet përkatëse, jahti do të qëndroj i bllokuar në Vlorë.

Ata ishin nisur nga Turqia me destinacion Malin e Zi.