Akademik Anastas Angjeli: Gëzuar ditëlindjen e 16-të Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë

Ditëlindja e 16-të e gjen Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, të konsoliduar në ofertën e tij akademike, me më shumë studentë se asnjëherë më parë, gamën e plotë të cikleve të studimit dhe partneritete të suksesshme. Kjo ditë e veçantë, përcjell për mua personalisht, gjithnjë të njejtin emocion, por edhe kënaqësinë e shtuar që kemi arritur të shenjojmë një histori suksesi në arsimin e lartë, duke u përmirësuar ditë pas dite e vit pas viti dhe duke pasur gjithnjë filozofionë e pandryshueshme të edukumit cilësor të brezit të ri.
E gjitha kjo me qëllimin e vetëm që profesionistët e së ardhmes, ata që do ta udhëhqin Shqipërinë në rrugëtimin europian të jenë të denjë dhe të pregatitur për këtë treg pune, por gjithashtu edhe të plotësuar në karrierat e tyre. Nuk dua të ndalem në atë çka është bërë deri tani, por me sytë nga e ardhmja kjo ditëlindje e 16- të, është një gur tjetër që ne të mos ndalemi në misionin tonë, për ta bërë Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë, zgjedhjen e parë për çdo të ri. Falenderime për këdo që është pjesë e Universitetit tonë dhe ka dhënë kontributin e tij në këto arritje. Gëzuar ditëlindjen Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë
🥂
NOA