Automjeti përplaset me motorin në Këlcyrë, 64-vjeçari përfundon në spital

Një aksident i rëndë është shënuar pak më parë në aksin rrugorë ‘Ura e Leklit- Këlcyrë’ ku automjeti me drejtues Elis Cani 35 vjeç ka aksidentuar motomjetin me drejtues Dashnor Kamberaj 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili është dërguar në  Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sigal

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Njoftimi:

Këlcyrë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, automjeti me drejtues shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi D. K., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.