A do të bjerë borë në Tiranë? Ja çfarë thonë meteorologët

377
Sigal

Një pjesë e mirë e vendit tonë do të përfshihet nga reshjet e dëborës gjatë fundjavës. Kjo për shkak të uljes së ndjeshme të temperaturave.

Hakil Osmani nga Meteoalb tregon se gjatë fundjavës temperaturat do zbresin në -15 gradë në zonat malore dhe në -5 gradë në zonat e ultësirës perëndimore, duke bërë që rreth 90% e territorit të përshihet nga dëbora.

Ndërsa dita e nesërme do të ketë mot të qëndrueshëm, ndonëse me ulje të temperaturave.

Ndërkaq, në parashikimin e smartfonëve, Tirana pritet të ketë reshje dëbore gjatë të shtunës, me shanset 100%., ku temperaturat parashikohet të zbresin -5 gradë.