Amulli në Gjendje Civile, ata që paguajnë janë qytetarët

753
Sigal

Mirditë/Nuk njihet, vendimi për ndërrim emri, i Këshillit Bashkiak, Rrëshen, i 2002-it, Pjetër Zef Lleshi në Gjykatë për miratimin e këtij ndërrimi

Amulli në Gjendjen Civile të nënprefekturës së Mirditës. Shkak i kësaj amullie bëhet një certifikatë martese, e cila nuk lëshohet nga punonjësja e kësaj zyre, znj. Liza Canga, për shkak të mosrakordimit të emrit në regjistrin themeltar, me emrin që është në pasaportën biometrike dhe kartën e identitetit. Kjo për pensionistin 67 vjeçar Pjetër Zef Lleshi, banor i lagjes Sall-Zme të Bashkisë Rrëshen, do të thotë gjashtë seanca gjyqësore të deritanishme dhe disa të tjera që mund t’i pasojnë ato. Në një prononcim për gazetën “Telegraf”, pensionisti shprehet se: “Në ditët e para të muajit Shkurt të këtij viti ka qenë një telefonatë e ardhur nga djali emigrant në Greqi që më ka shtyrë të trokas në derën e zyrës së Gjendjes Civile të nënprefekturës në Rrëshen, ku punonjëse e zyrës është znj. Liza Canga. I kam kërkuar të më plotësonte një certifikatë martese për djalin tim emigrant, Arianit Pjetër Zef Lleshi. Pasi kjo punonjëse ka hapur regjistrin themeltar që disponon, më ka thënë, se me këtë emër unë nuk mund të plotësoj atë që kërkoni ju, për arsye se në regjistrin themeltar është me emrin Aranit dhe jo Arianit”. Sipas Pjetrit, ky emër që disponohet në regjistrin themeltar është i vitit 1972, regjistrim i bërë pas lindjes së djalit të tij, dhe me kërkesën e djalit në vitin 2002, Këshilli Bashkiak i Rrëshenit i ka plotësuar kërkesën, e bërë ndaj këtij Këshilli, ndryshimin e emrit nga ai ekzistues Aranit, në atë që ka sot Arianit dhe që e disponon aktualisht në kartën e identitetit dhe në pasaportën biometrike të tij. Që nga ajo ditë, çdo veprim është kryer sipas emrit Arianit, thotë Pjetri. Ajo që pohon Pjetri, ka qenë këmbëngulja e znj. Canga për të mos dhënë certifikatën me arsyetimin se, nuk mund të bëj asnjë ndryshim nga ai i regjistrit themeltar. Ndaj ai ka vajtur në ankesë tek eprori i saj N/prefekti Gjon Pjetri, i cili, pasi i është shpjeguar rasti në fjalë, ka thirrur në zyrë nëpunësen e tij dhe i ka kërkuar të gjejë mundësinë që ta ndihmojë Pjetrin, por nëpunësja nuk ka pranuar në këmbënguljen e saj për zbatim të ligjit. Të pyetur disa specialistë të fushës nëse Liza ka patur mundësi që të kryente veprime sipas kartës së identitetit dhe Pasaportës Biometrike, ata  kanë deklaruar për gazetën “Telegraf” se kategorikisht është e pamundur në këto kushte dhënia e certifikatës, në kundërshtim me ligjin, dhe se asnjë ndryshim nuk mund ta bëjë pa vendim gjykate dhe e quajtën të pavend, të dëmshme dhe anti-ligjore dhe nxitës të N/prefektit  Gjon  Pjetri,  dhe si veprim i qëllimshëm i tij për kundërvënie të punonjëses së zyrës, ndaj kërkuesit. Sikur kjo ka mundësi ta bëjë, çka vë në dyshim atë të mitmarrjes dhe ky qëndrim i N/prefektit e ka nxitur z.Pjetër të marrë rrugën për Tiranë me një kosto jo të pakët për buxhetin e Mirditorëve. Atje ka takuar z. Edmond Gjolekën, takim i bërë në ambientet e Bashkisë Tiranë dhe sipas z. Pjetër, ai ka marrë sqarimet e nevojshme prej tij. Të njëjtët specialistë të fushës, i japin të njëjtën recetë vlerësimi si atë të N/prefektit  të  Mirditës dhe për Drejtorin e Gjendjeve Civile, z. Edmond Gjoleka, që sipas z.Pjetër,  i ka thënë se ligjërisht unë nuk mund t’i jap urdhër znj.Canga, por sipas dokumenteve që ju dispononi, e ka patur të lehtë të jepte certifikatën  dhe nuk do t’i kushtonte asgjë, por mesa duket nuk i paske gjetur kodin, i ka thënë z. Gjoleka. Çka të vë në dyshim, se për të marrë certifikatën, z. Pjetër duhet t’i jepte lekë.

    Por  specialistët deklarojnë se, në qoftë se do kishte vepruar ashtu siç kërkohej nga N/prefekti, z. Gjon Pjetri  dhe z. Gjoleka  me e pakta për znj. Liza Canga do ishte pushimi i saj nga puna, dhe kjo është arsyeja që këta dy drejtues nuk kanë arritur t’i japin urdhër  për dhënien e certifikatës së kërkuar nga z. Pjetër Zef Lleshi.

    Drejtori ka pasur të vetmen mundësi  për ti rekomanduar z. Pjetër, që të hapte seancë gjyqësore, pasi  po ti referohemi specialistëve të fushës, ky ndryshim do të bëhet vetëm nga gjykata dhe kjo ndodh se ndryshimi i emrit nga Aranit në Arianit është bërë pas martese dhe përveç gjykatës asnjë person nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime të tilla.

    Në shpjegimin që bën për gazetën Telegraf z. Pjetër  thotë se në 15 ditshin e dytë të muajit Prill të këtij viti  kam hapur proces gjyqësor dhe deri më tani janë  zhvilluar gjashtë seanca gjyqësore. Ku në  një nga seancat znj. Canga ka deklaruar  se në qoftë se gjykata do vendosë në favor të tij, unë do të ankimoj vendimin, pasi në këtë detyrë kam 22 vjet  dhe do bëhet ashtu siç them unë.

    Zakonisht  në 8 vitet e punës së Administratës së këtij institucioni të drejtuar nga Gjon Pjetri,  i Partisë Demokratike  dhe  me punonjës  simpatizant,  anëtar, e militant të saj  ka patur mjaft kritika, pakënaqësi  ndaj tyre në shërbim të popullit.

    Nga  4 punonjës së N/prefekturës  pa përfshirë drejtuesin, Liza Canga është e treta punonjëse pas Lindita Çupit dhe Gjokë Gjokës që janë të akuzuar në shtyp për shpërdorim të detyrës, e para me faturat e legalizimeve dhe me ngritjen e çmimit të tyre, dhe i dyti Gjok Gjoka që nuk i gjendet asnjë fletë gjobë, apo gjurmë të lënë ndaj bizneseve për luftën dhe mbrojtjen nga zjarri, ku në vend të reagimit kanë pranuar heshtjen së bashku me Drejtuesin e këtij Institucioni.