90-vjeçari nën hetim nga SPAK-u, fiton 2 tendera 8,4 miliardë lekë 

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka shpallur fituese kompaninë “Ed Konstruksion” sh.p.k. për një kontratë me vlerë 3.4 milionë euro për ujsjellësin në qytetin e Sarandë, ndërkohë që subjekti ishte nën hetim penal për një tjetër tender publik me vlerë rreth 5 miliardë lekë.  për ujësjellësin e Memaliajt. Ajo që është më skandaloze ka të bëjë me faktin që kontrata i është dhënë kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k. në pronësi të një 90-vjeçari R.I që nuk e di se ku bien ujsjellsat.

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka shpallur fituese kompaninë “Ed Konstruksion” sh.p.k. për një kontratë me vlerë 3.4 milionë euro në qytetin e Sarandë, ndërkohë që subjekti rezulton nën hetim penal për një tjetër procedurë publike.Kontrata i është dhënë kompanisë në pronësi të 90-vjeçarit Ramadan Ibrahimi.

NOA

 Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka shpallur fituese kompaninë “Ed Konstruksion” sh.p.k. për një kontratë me vlerë 3.4 milionë euro në qytetin e Sarandë, ndërkohë që subjekti rezulton nën hetim penal për një tjetër procedurë publike.

Sipas njoftimit të publikuar në Buletinin e Prokurimeve Publike më 16 shkurt 2026, tenderi ka si objekt “Ndërtim i rrjetit të kanalizimeve në lagjen ‘Baba Rexhepi’ dhe lidhja e kolektorit në bulevardin e Sarandës”. Kontrata i është dhënë kompanisë në pronësi të 90-vjeçarit Ramadan Ibrahimi.

Kompania nën hetim nga SPAK

Ndërkohë, kompania “Ed Konstruksion” sh.p.k. dhe bashkëpunëtorë të saj janë në hetim nga SPAK në lidhje me tenderin për ujësjellësin zonal të Memaliaj, me vlerë rreth 5 milionë euro. Sipas procedimit penal, janë konstatuar dyshime për shkelje në fazën e dhënies dhe zbatimit të kontratës.

Në dosjen hetimore përmendet se tenderi i Memaliajt është dhënë nga ish-kryebashkiaku Gjolek Guci, ndërsa sipas kallëzimit të depozituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, procedura dyshohet se është zhvilluar me paracaktim fituesi dhe me vlerë kontrate më të lartë se kostoja reale e projektit. Po ashtu, hetimet përfshijnë edhe kompaninë “KEG” sh.p.k.

Sipas materialeve të referuara në procedimin penal, një pjesë e pagesave janë kryer para nisjes së punimeve, ndërsa projekti, i cili duhej të përfundonte brenda majit 2023, raportohet se ka mbetur në nivel të pjesshëm realizimi.

Në këtë kontekst, shpallja fituese e “Ed Konstruksion” sh.p.k. në një tjetër tender publik ka ngritur pikëpyetje mbi kriteret e integritetit dhe verifikimit të subjekteve që marrin pjesë në prokurimet publike, sidomos kur ndaj tyre ka hetime në vijim.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve lidhur me faktin që kompania fituese është subjekt i një procedimi penal të hapur.

Oligarkët  e inceneratorëve në arrati dhe kompaninë nën hetim, hinkat që mbledhin paratë e taksapaguesve

Sot, Shqipëria është vendlindja e shqiptarëve, por ende nuk është bërë Atdheu i tyre, por me siguri është bërë streha e oligarkëve, koncesioneve dhe inceneratorëve, që djegin paratë e shqiptarëve njësoj si shpresat e tyre. Këtë e fakton dhe numri i lartë i shqiptarëve, që po largohet rrugës së emigrimit. E ndërsa qytetarët në shpinë kanë barrën e madhe të mbijetësës, taksat e gjakut të tyre shkojnë për bosët në arrati të inceneratorëve inegzistentë si Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Shteti shqiptar ka rënë! Shumë e mendojnë këtë, të tjerë janë bindur, por provat sa vijnë e shtohen , ku mesa duket është shtuar si kriter se duhet të jesh me patjetër nën hetim nga SPAK për të marrë tendera miliona euro. Tenderi 3.1 milionë euro, e dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për projektin “Sistem Enterprise Service Bus (ESB)”, e fituar pikërisht nga Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK dhe i gjendeur në arrati, e konfirmon çfarë themi më sipër.

Rasti ngre një kontrast të fortë institucional. Nga njëra anë, një person i akuzuar për përfshirje në grup të strukturuar kriminal dhe me masë “arrest me burg” në fuqi. Nga ana tjetër, një kontratë 3-vjeçare me miliona euro nga institucioni që administron sistemin gjyqësor.

Si është e mundur që një operator ekonomik në pronësi të një personi në këtë situatë penale të vijojë të shpallet fitues i tenderave publikë? Çfarë mesazhi jep kjo për standardin e integritetit në prokurimet që financohen nga taksat e qytetarëve?

Kjo vijon të rikonfirmohet edhe me tenderin për ujësjellësin 3.4 milionë euro , ku fitues është shpallur kompania Ed Konstruksion” sh.p.k, ndërkohë që subjekti rezulton nën hetim penal. Lind pyetja a i kontrollon njeri  deklarimet e kompanive që duhet të dorëzojnë se nuk janë nën hetim para se të fusin në xhep paratë e taksapaguesve shqiptarë.