Babëzia me pronat/ Kompania “KAYO”grabit pronat private dhe ndërton fabrikë municionesh afër banesave në Kodër Babrru

Denoncimi: Qeveria grabit pronat private dhe po ndërton fshehtas fabrikë municionesh pranë banesave në Kodër Babrru

 

Vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara.

NOA

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partia Demokratike, Genta Vangjeli, deklaroi se qeveria po rrëmben prona private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru, Tiranë.

Sipas saj, pronat nr. 173 dhe 174 të familjes Dervishi janë kaluar pa transparencë te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë Kayo, ndërsa sot toka ruhet nga ushtarë dhe pronarëve u ndalohet hyrja.

Banorët denoncojnë se vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontim armësh, aktivitet me rrezikshmëri të lartë. Ndërkohë, në lejen e ndërtimit objekti figuron si “fabrikë tekstilesh”, me zhvillues “Kayo” dhe sipërmarrës MSSC Group shpk.

Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.

PD kërkon hetim të plotë, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 20 shkurt të reagojnë kundër qeverisjes së Edi Rama.

Deklarata e Vangjelit:

Qeveria po rrëmben pronat private dhe po rrezikon jetën e qytetarëve në Kodër Babrru.

Qytetarë në Kodër Babrru, Tiranë, u shprehën se po ndodh një skandal i rëndë me pronën private të familjes Dervishi

Pronat me nr. 173 dhe 174, të njohura nga kadastra si pronë e kësaj familjeje, janë kaluar te Ministria e Mbrojtjes për llogari të kompanisë “Kayo”, pa transparencë, pa sqarim publik dhe pa respekt për të drejtën kushtetuese të pronës.Sot, toka e qytetarëve është e rrethuar me portë hyrëse dhe ruhet nga ushtarë.Pronarët ndalohen të hyjnë në pronën e tyre.Nuk ka tabelë informuese për kufizimet.Nuk ka shpjegim publik.Ka vetëm forcë, heshtje dhe arrogancë.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, sipas denoncuesve vetëm 5 metra larg banesave po ndërtohet një fabrikë municionesh dhe njësi për demontimin e armëve, një aktivitet me rrezikshmëri të lartë, që sipas standardeve të sigurisë duhet të jetë të paktën 1.5 kilometra larg zonave të banuara – u shprehën ata.Në tabelën informuese të lejes së ndërtimit shkruhet objekti “ndërtim i fabrikës së tekstileve, dy kate mbi tokë”. Zhvillues: “Kayo”. Sipërmarrës: “MSSC Group shpk”.

Kompani këto që nuk shquhen për vizionin e tyre drejt tekstileve, linosë a basmës por për tregtimin e armëve dhe monucioneve të rënda ushtarake.

Nëse aty vërtet do të ndërtohet fabrikë armësh dhe demontimi siç banorët denoncojnë, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim të hapur publik dhe me fshehje të qëllimshme të natyrës reale të projektit.

Banorët kanë protestuar.Kanë depozituar edhe kallëzim penal.

Kanë paralajmëruar se do ta ndjekin çështjen deri në Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut… dhe  kanë shumë të drejtë….Kjo nuk është një çështje lokale.Kjo është provë e një modeli qeverisjeje që shkel pronën private, përdor institucionet e sigurisë për të frikësuar qytetarët dhe vendos interesa të dyshimta mbi jetën e familjeve shqiptare.

Askush nuk ka mandat për të grabitur pronën e qytetarëve.

Askush nuk ka të drejtë të kthejë lagjet e banuara në zona industriale të rrezikshme.

Askush nuk është mbi ligjin.Partia Demoratike qëndron në krah të qytetarëve dhe kërkon hetim të plotë dhe transparent, pezullim të menjëhershëm të punimeve dhe rikthim të ligjshmërisë.

Nëse shteti nuk mbron qytetarët e vet, qytetarët do të mbrojnë vetveten me çdo mjet demokratik që u jep ligji .Për këto arsye dhe shumë të tjera të gjithë së bashku më 20 Shkurt ti japim Edi Ramës dhe qeverisjes së tij atë që meriton…..

 “20 mln euro biznesmenit izraelit për KAYO-n”, gazetari: Rama pritet të shkarkojë Pirro Vengun

Gazetari Almer Toska, ka deklaruar se ndaj ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu janë shtuar akuzat ku ai është përfshirë në një skandal  që lidhet me dhënien e fondeve publike për kompaninë ushtarake “KAYO”.

I ftuar në News 24, ai u shpreh se Vengu dyshohet se i ka dhënë rreth 20 milionë euro një biznesmeni izraelit pa marrë më parë miratimin e AKSHE, Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

Sipas Toskës, Vengu konsiderohet bashkëpunëtor i afërt i ministres Belinda Balluku dhe sipas tij Rama pritet ta shkarkojë.

“Rama do të bëjë ndryshime duke larguar dhe Piro Vengun është cështje më vete, është skandal i rëndë, i ka dhënë biznesmenit izraelit që ka përfituar 20 mln euro për cështjen e KAYO, ka marrë 20 mln euro pa marrë miratimin e AKSHE. Pa e patur këtë miratim, Vengu bashkëpunëtor i ngushtë i Ballukut, e njëjta linjë politike dhe bashkëpunimi i ka dhënë 22 mln euro. Përflitet për atë një biznesmen jo serioz dhe mashtrues”,ka deklaruar Toska.