554-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Berisha: Strateg gjenial, mbrojti trojet nga pushtimi osman

86
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu në 554-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Berisha thotë se ai ishte një strateg gjenial që me betejat e tij mbrojti trojet arbnore nga pushtimi otoman.

Postimi i Sali Berishës

Sot pervjetori i perjetesise se Skenderbeut! Miq, sot 554 vite me pare Prijesi i perjetshem i kombit tone, Gjergj Kastrioti Skenderbeu mbylli syte pergjithmone!

Skenderbeu ishte nje starteg gjenial, i cili me betejat e tij kunder hordhive te Portes se Larte mbrojti trojet arbnore por dhe mbare qyteterimin perendimor nga pushtimi otoman. I shnderruar per se gjalli ne legjende ai mbeti perjete te jeteve si forca e identitetit tone kombetar perendimor si princi i pavdeksise te kombit shqiptar. Lavdi!