Kretë/ 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti brenda 15 minutash

180
Sigal

Tre tërmete të njëpasnjëshme janë regjistruar mesditën e sotme në Kretë brenda një harku kohor prej 15 minutash.

Mediat greke bëjnë me dije se tërmeti i parë është regjistruar në orën 13:17 për t’u pasuar nga dy të tjerë në 14:06 dhe 14:13. Epiqendra e tërmetit të parë ka qenë 12 km në lindje të Heraklionit, ndërsa thellësia fokale është në 5 km.

Të tre tërmetet ishin me epiqendër në lindje të Heraklion.