Tentoi të përdhunonte një grua, arrestohet 39-vjeçari në Pukë

247
Sigal

Një 39-vjeçar, banues në Pukë u arrestua nga policia pasi akuzohet se ka tentuar të përdhunojë një grua.

Policia bën me dije se në pranga ra shtetasi E. U, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

Njoftimi nga Policia e Pukës:

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, i shtetasit E. U., 39 vjeç, banues në Pukë, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 43 vjeçe.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.