7 vjeçari vret të atin polic / E qëlloi për vdekje teksa luante bilardo

263
Sigal

Një tragjike ka ndodhur mesditën  e kësaj të diele në Tiranë ku një i mitur ka vrarë aksidentalisht me armë zjarrin babain e tij, efektiv policie në FNSH.

Ngjarja ka ndodhur në një bilardo kuefektivi Roland Bicerri, së bashku me djalin e tij 7 vjeç kishte shkuar të takonte një shok.

Burimet nga vendi i ngjarjes raportojnë se efektivi ka qenë bashkë me një shokun e tij dhe është dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur nga pakujdesia në momentin që djali i tij ja ka marrë armën të atit nga çanta.

Ndër të tjera burimet bëjnë me dije se ka qenë vetëm një plumb ai që i ka marrë jetën 39 vjeçarit.  Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar shokun e efektivit dhe disa qytetarë të tjerë të cilët ndodheshin në bilardo në momentin e ngjarjes për të zbardhur detaje të reja.

Efektivi në momentin e ngjarjes së rëndë ndodhej jashtë shërbimit, por për shkak se ai ndodhej në lagje dhe duke qenë efektiv i FNSH-së ka pas me vete dhe armën e zjarrit.