Varianti i ri i covid në Britani / Vendet europiane nxitojnë të mbyllin kufirin

227
Sigal

Një numër vendesh europiane kanë ose po konsiderojnë të ndalojnë udhëtimin nga Mbretëria e Bashkuar, për të parandaluar përhapjen e një varianti më infektiv të koronavirusit.

Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet. Trenat për në Belgjikë gjithashtu janë ndaluar.

Ministri i jashtëm i Italisë ka treguar planet e qeverisë së tij për të ndaluar fluturimet. Franca dhe Gjermania thuhet se po planifikojnë një veprim të ngjashëm.

Varianti i ri është përhapur me shpejtësi në Londër dhe Anglinë Jug-Lindore.

Kryeministri Boris Johnson prezantoi të shtunën një nivel të ri të kufizimeve, duke hequr një zbutje të planifikuar të rregullave gjatë periudhës së Krishtlindjes për miliona njerëz.

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë thanë se nuk kishte prova që varianti i ri ishte më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po provonte të ishte deri në 70% më i transmetueshëm.