Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, është arrestuar nga policia duke udhëtuar me automjet me armë pa leje.
Shtetasi me iniciale J. Z., u kap në fshatin Kotë nga uniformat blu, që kishin marrë informacion se dy shtetas që po qarkullonin me automjet në këtë zonë dhe dyshohet se ishin të armatosur, mund të kryenin veprimtari kriminale.
“Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin”, njofton policia.
Policia vendosi në pranga 31-vjeçarin J. Z., banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; dhe pasagjerin me iniciale E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi J. Z., ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Operacioni u zhvillua nga Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari (drejtuesi i automjetit).
Vihet në pranga dhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 31-vjeçari.
Shërbimet e Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për dy shtetas që po qarkullonin në fshatin Kotë me automjet dhe dyshoheshin se ishin të armatosur dhe mund të kryenin ndonjë veprimtari kriminale, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– J. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
– E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi J. Z. ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.