2,6 miliardë persona janë mbyllur në shtëpi në të gjithë botën

333
Sigal

2,6 miliardë persona janë të mbyllur në shtëpi, në të gjithë botën, si shkak i masave ndaluese ndaj luftës kundër koronavirusit.

Një pjesë e Kinës vazhdon ende në karantinë prej disaj javësh.

Italia, Franca, Spanja, Belgjika, Çekia, Kolumbia, Bolivia, Jordania dhe Tunizia kanë vendosur qytetarët e tyre në karantinë prej më shumë se dy javësh.

Këtë javë, Greqia, Mbretëria e Bashkuar, Danimarka, Portugalia, India, Kuba, Filipinet, Zelanda e Re, Australia, Tajlanda, Polonia, kanë vendosur të fusin të gjithë qytetarët në karantinë, për një periudhë deri në tre javë.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë miratuar ende një urdhër federal për karantinimin e të gjitha shteteve, disa qytete dhe shtete, si Kalifornia, Ilinoisi, Merilendi, New York City, kanë vendosur karantinimin e plotë që prej javës së kaluar.