Ministrja Evis Kushi takon medalistët e Kampionatit Ballkanik të Boksit: Rrisim mbështetjen ndaj sportistëve elitarë

378
Sigal

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka zhvilluar një takim sot me përfaqësues të Ekipit tonë Kombëtar të Boksit, të cilët kanë triumfuar me medalje ari dhe argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci javën e kaluar.

“Sot, në ambientet e MASR urova nga afër Albanin, Indritin, Krenarin dhe Rexhildon për rezultatet e tyre dhe diskutuam gjerësisht për nevojat kryesore që duhet t’i adresojmë në vijim”, shprehet Ministrja Kushi në publikimin e saj.

Kushi nënvizon se sportistët tanë vijojnë sërish të na bëjnë krenarë me rezultate të larta në garat ndërkombëtare duke dëshmuar se janë ambasadorë të shkëlqyer në përfaqësimin e Shqipërisë nëpër botë. “Faleminderit të gjithëve dhe shumë suksese në vijim!”,- uron ajo.

Boksierët shqiptarë kanë shkëlqyer sërish me dy medalje ari dhe tre argjendi në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Kroaci.