24 orë me stimulues kardiak, njëlloj sikur të ecësh me një ‘minë me sahat’

2035
Sigal

Nga Biora Vojka

Mjedis i këndshëm shtëpie. Xhamat lehtë të mbushur me vjollcat e diellit disi të veçantë të asaj dite. Kjo panoramë shkonte më së miri përshtat me Loreta Bizhgën,pasionanten e jetës, ku peripecitë në të cilat është gjendur mbushin tablotë tronditëse.

Që në moshën 22 vjeçare u takua me filizat e sëmundjes në mushkëri.” Erdhi papritur, nga një ftohje e zakonshme dhe la këtë këtë njollë që s’ka kthim pas, pneumoninë.Vajta u vizitova, nuk ma kuptuan, ishte dhe periudha e viteve 90’ të bërit grafi ishte me një recetë. Lexova shumë për të , por kuptova se vetëm mund ta luftosh, por kthim pas nuk ka “, shprehet gjithë konfidencë zonja 55 vjeçare me sy jeshil të thellë.

Në këtë kohë po afronte dita e presupozuar më e lumtura në jetën e dikujt, martesa.

Si një instruktore rrobaqepsie Bizhga kishte veshur me qindra  vajza me fustanet që kishte ideuar. Nga ato të shkurtër , me kuadrate, viza , ngjyra-ngjyra e deri te ato të bardhë si bora posaçërisht për ditë speciale. “Im shoq sot, kur mësoi situatën time shëndetësore nuk u step kurrsesi.”Ti je fati im tha”, dhe kaq mjafoi që të kuptoja sa me fat isha. Duhet të luftoja për dy tashmë”, kujton Bizhga teksa nuk e shmang dot lëvizjen e duarve që vazhdimisht fërkoheshin më njëra-tjetrën.

“Në Gjirokastër vendlindjen time u kurorëzuam, mund të thëm me plotë gojë se ishte akti kulmor i lumturisë pas gjithë asaj sfere mërzie. Më pas do vijonim jetën në Tiranë”, vazhdon ajo.

Më një qetësi hera-herës të frikshme, të çudiste me fjalët kurajoze , që vështirë t’i përngjisnin kësaj gruaje 55 vjeçare  me një kalvar vështirësish, për të mbajtur në krahë një fëmijë.”

Kur pas vitesh, gjendja ime sa vinte e rëndohej pas disa shtrimeve me një insistim shumë të madh kam firmosur për të lindur vajzën që sot gëzoj”. Gjendja pas lindjes ishte një sfidë më vete që e detyronte shpesh të kalonte nëpër dyert e ‘Sanatoriumit’.

Të shikosh Loretën me ato flokët e kuqe të shkurtra, fustanin e mirë hekurosur , duart e bardha delikate, mollëzat e kuqe , krejt e kuruar deri në detaj, dhe karizmatike vështirë se e kupton se çfarë ka pas.” Është profesioni dhe një ndër arsyet që kujdesem kështu është së s’kam dashur kurrë që dikush t’a kuptoj se çfarë kam brenda .Jo për t’a fshehur,por nuk kam dashur mëshirë”, thotë ajo me bindje të  plotë.

Në moshën 30 vjeçare implikon një stimuluesi kardiak (pejsmeker).

“Pata një puls 30 , bateria gati kishte mbaruar, mendova se tani  erdhi fundi.Më kishin nisur drejt vdekjes .Atë çast sapo kisha mbërritur në spital , por në të vërtetë nuk e dija se çfarë kishte ndodhur me mua. Ende shpresoja… Gjendesha në sallën e operacionit. Kisha filluar të numëroja marrjen e narkozës. 1-2- 3- 4- 5… Një gjumë i ëmbël i ngadaltë, po më ulej mbi qerpikë e po më thoshte: “Loreta, fli”. E ndërsa përpiqesha të hyja në gjumin e thellë, një zë po aq i ëmbël më pëshpëriste: “Mam, o maa…?” Në ato çaste po shihja një ëndërr të madhe. Unë, im shoq dhe vajza duke vrapuar në fusha të blerta . Pa aromën e ilaçeve, spitaleve ku çdo javë duhet të paraqitesha si e dënuar burgu me lirim me kusht për të dhënë llogari në komisariat. Shkoj kudo në botë , ideoj fusante dhe rrëmbej çmime, asgjë s ‘më ndalon tani.

Edhe në  këtë ndeshje Loreta del fituese.”Nuk e harroj dot ndjenjën e turbullt, gjithçka mund të ndodhte. Asgjë nuk ishte çudi. Nuk kam për të harruar ndonjëherë vështrimin e babait dhe të nënës. Përqafimin e vajzës time  vetëm 6 vjeç në atë kohë”.

Që nga momenti i operacionit e deri tani Loreta e ka kryer këtë procedurë edhe dy herë të tjera.”Edhe pak më ka mbetur, do më duhet sërish ndërhyrje”, shprehet ajo me një siklet të dukshëm në ndryshimin e mimikës kur e kujton.

Shpresa vdes e fundit

Një ditë të vrenjtur gjendja shëndetësore sërish nuk ishtë në favorin e saj. Në 2009-ën u shtrua në reaniminacion nga gripi i derrit në gjendjen më të rëndë të mundshme.”Më lanë dhe mjekët nuk kishin më cfarë të bënin, peshën e aparatit në zemër po e ndjeja tejet shumë. I shtërngova dorën mjekes dhe i thash që do bëj ç’të më thuash, ama unë nuk kam ndërmend të vdes sepse kam një vajzë për të rritur” , tregon teksa zëri i ndryshon ngjyrë dhe sytë i mbushen disi me lot . Mjekja kishte shtangur dhe nxituar të qetësonte familjarët se Loreta do bëhej më mirë, kjo falë dëshirës dhe kurajos së jashtëzakonshme.

Kur dëgjojmë fjalën spital, asgjë e mirë nuk na vjen në mendje, madje na kujtohen dhe dëshmi rënqethëse, por Loreta ka një pikëpamje tjetër. Vështirë të jetë dikush që nuk e njeh Loretën në Sanatorium, përfshirë sanitaret e deri tek drejtori. “Jam bërë si pjesë e stafit, aq shumë kam vajtur”, pohon ajo me një nënqeshje të lehtë. “Spitalin e kam shpresë, Prof Hasan Hafizi dhe Albert Sotiri më ndihmuan të kem jëte” thotë teksa qartazi i lexohen në sy mirënjohja që ka për ta.

Pandemia do të ishte periudha më e keqe për Bizhgën, e cila mbylljen në shtëpi e konsideron si gjënë më të vështirë që i ka ndodhur kto 25 vite  . “E ndjeja veten larg ,e përjetova shumë keq, dy muaj nuk dola fare nga shtëpia, pasi dhe jam ngjitur me murin e ‘Infektivit’ në vatrën e zjarrit . U detyrova kam qëndruar 1 vit në Sarandë me shtëpi me qera, ma paguante vajza me tim shoq. Gjatë kësaj periudhe vajza dhe bashkëshorti Gjergj Reveli ja çonin ushqimet tek shtëpia dhe ktheheshin në Tiranë.”Dhe unë një vit të tërë kam jetuar vetëm që të mbijetoja”, thotë ajo.

Një e nesërme e paditur

Bizhga u zgjua këtë ditë të freskët Shtatori hërët si çdo ditë tjetër, por pa presionin e kohës.

Ndryshe nga ndonjë mëngjes i zakonshëm, si fillim ajo merret me tualetin bronkial, pastrimin e mushkërive, që është pjesë e mjekimit fizeoterapi që ia bënë  vetes çdo mëngjes. Rregullon shtepinë, jo gjëra të mëdha .” Im shoq më ndihmon shumë, është stimul për mua, ndonëse zgjohet pas meje” shprehet Loreta me sytë që i ndrisin.

Ka dhe nga ato ditë që stimuluesi kardiak , njëlloj sikur të mbash me vete një “minë me sahat’ i kujton Loretës ndonjë shtërngim të papritur. “ Ka momente që jam duke ecur dhe kam një krizë të zemrës , ndaloj dhe fërkoj pak pjesën te kraharori dhe i jap kurajo vetes  them kaloi, kaloi ,kaloi dhe vap… vazhdoj sikur e kaloj në atë çast dhe të mos mendoj se jam sëmurë “, tregon teksa nuk shmang dot veprimin instiktiv për të prekur kraharorin.

Loreta 2021-shin e cilëson si një vit monoton, për të, vit i lumtur ishte kur diplomoi vajzën në jurdik me arritje të shkëlqyera.”Doja ta bëja mjeke, por ajo ishte e lodhur nga njerëz që vuanin dhe s’ donte të dëgjonte më të tilla shqetësime. Pengu i jetës time është që nuk arrita të bëja dot 2 fëmijë  që  vajzën ta lija më një motër ose vëlla,Pasi unë do ik un nesër pasneësër ajo do ketë familjen e saj, por një motër ose vëlla do ishte mbështjetje” ” tregon Loreta

“Duhet t’a duash jetën duhet të shikosh se gota është gjysëm plot asnjherë gjysëm bosh “përmbyll Loreta. E përkushtuar në maksimum , sypatrembur dhe tepër e vendosur në rrugën e pozitivitetit për të  bërë kështu krenar  familjen dhe veten.