Shtëpia e 42-vjeçarit në Belsh përfshihet nga flakët, shkrumbohen orenditë brenda pak minutash

182
Sigal

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në fshatin Kajan të Belshit.

Sipas njoftimit të policisë, banesa është në pronësi të 42-vjeçarit me iniciale L.H, zjarri dyshohet se ka rënë nga pakujdesia.

Nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:
Cërrik/ Informacion paraprak
Rreth orës 20:50, në banesën e shtetasit L.H., 42 vjeç, banues në fshatin Kajan, Belsh, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur orenditë e shtëpisë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë nga pakujdesia.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.