Java e tretë në Kategorinë Superiore, Vllaznia dhe Partizani ndalen në barazim

161
Sigal

Vllaznia nuk ka marrë më shumë se një barazim 1-1 në sfidën kundër Partizanit në “Elbasan Arena” e vlefshme për javën e 3-të në Kategorinë Superiore.

Në minutën e katërt Liridon Latifi “trullosi” mbrojtjen e Partizanit në të majtë dhe dha një pasim perfekt për Da Silvan, i cili e bëri shumë mirë detyrën e shtyrjes së sferës në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte shumë e luftuar dhe të dyja skuadrat ishi të barabarta në fushë, me Vllazninë, që kërkonte edhe golin e dytë e jo të administronte rezultatin.

Por Partizani arriti të barazojë. Ishte Arinaldo Rrapaj, i cili pas një aksioni të gjatë në portën e Vllaznisë, mori një top në gjysmë lartësi dhe tundi bukur rrjetën e Zogovic në brendësi të rrjetës.

Pas këtij barazimi, Vllaznia renditet e dyta me 5 pikë të grumbulluara, ndërsa Partizani pozicionohet e gjashta me vetëm 2 pikë.