1 ton kokainë e dy shqiptarëve, policia spanjolle kërkon informacion nga 4 shtete

368
Policia spanjolle ka kerkuar informacion nga policia shqiptare lidhur me aktivitetin që kanë pasur në vendin tonë dy shqiptarët e ndaluar me një ton kokainë në Madrid disa ditë më parë. 
Sipas policisë shqiptare, Julian Deblini dhe Dritan Gradica nuk kanë precedentë penale në vendin tonë dhe as pasuri e prona të paluajshme.
Menjëherë pas arrestimit të Julian Deblinit dhe Dritan Gradicës të kapur me 1 ton kokainë në Madrid të Spanjës , policia e vendit Iberik i ka kërkuar zyrtarisht policisë së shtetit të kryejnë verifikimet në Shqipëri për të mësuar më tepër rreth aktivitetit kriminal të dy të prangosurve.
Autoritet ne spanje kanë kërkuar të kryhen hetime paralele jo vetëm në Shqipëri për edhe në Itali, Holandë dhe Belgjikë ku dyshohet se Deblini dhe Gradica kishin edhe tregun e kokainës. Policia e shtetit thekson se, nga verifikimet e deritanishme, dy të prangosurit me origjinë nga qyteti i Hasit nuk kanë aktivitet krimian në vendin tonë. Gjithashtu Julian Deblini dhe Dritan Gradica nuk kanë prona apo pasuri të tjerë të paluajtshme në territorn e Shqipërisë, pohojnë burime nga policia e shtetit. Hetime janë duke u zhvilluar edhe në Kolumbi të cilat udhëhiqen nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar se si dy shqiptarët kishin arritur të kryenin transportin e kokainës përmes avionëve charter.
Policia spanjolle dhe Europol që arrestuan këtë grup kriminal besojnë se Julian Deblini dhe Dritan Gradica kishin mundur të rekrutonin për llogari të tyre zyrtarë dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi për tja lehtësuar kalimin e kokainës. I gjithë operacioni për arrestimin e këtij grupi kriminal është drejtuar nga Njësia Speciale kundra narkotikëve pranë prokurorisë së Spanjës me bashkëpunimin ndërkombëtar të DEAs amerikane. Ndërsa EUROPOL pati rol koordinues. Ndërhyrja finale për arrestimin e bosëve shqiptarë të këtij grupi erdhi momentin kur ata mbërritën në një hotel në Madrid duke mundësuar kapjen e 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro gati për transportuar si pagesë për kartelin kolumbian.