Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka denoncuar veprimet e Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për kërcënimin e segmenteve të drejtësisë në Shqipëri.
Xhaferri krahasoi kërcënimet e Ramës ndaj sistemit të drejtësisë me ato të Pablo Escobar ndaj gjyqtares Judge Sánchez, duke theksuar se këto praktika janë të paprecedentë për një kreu shteti. Ai thekson se kërcënimet e Ramës nuk janë për individë të caktuar, por për mbrojtjen e interesave të tij dhe të lidhjeve me krimin e organizuar.
Deputeti paralajmëron se shqiptarët do të dalin në protestë më 10 shkurt, për të kundërshtuar këtë formë qeverisjeje që ka shndërruar Shqipërinë në një narkoshtet.
Postimi:
Rama i kërcënon segmente të drejtësisë ashtu siç i kërcënonte Escobari gjyqtaren Judge Sánchez, që të mos e ekstradonin në SHBA!
Narrativa e Kryeministrit Rama ndaj drejtësisë është e paprecedentë për kreun e një shteti dhe kjo ndodh pikërisht nga Edi Rama, njeriu që qeveris me votat e krimit të organizuar, të cilit i ka dhënë vende në Parlament si askund në Ballkan dhe në Evropë.
Rama nuk po i kërcënon gjykatat për Belinda Ballukun, por për hallin e tij, sepse e di se do të japë llogari për çdo firmë të tijën dhe të deleguar, pas së cilës ka korrupsion dhe favorizim të krimit.
Kërcënimet e tij janë të ngjashme me kërcënimet që Pablo Escobar i bënte gjyqtares Judge Sánchez, e cila urdhëroi arrestimin e tij dhe ekstradimin drejt SHBA-së.
Më 10 shkurt, shqiptarët do të dalin kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në narkoshtetin e parë në botë.



















