Kryemadhi: Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjesi për ato që ka bërë pastaj të largohet

230
Sigal

Besa Shahini nuk duhet thjesht të japë dorëheqjen dhe të largohet por duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha ato që ka bërë në krye të ministrisë së Arsimit. Kështu u shpreh kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë vijimit të turit të saj në takimet me të rinjtë. Ajo tha se rinia është baza e një vendi dhe e ardhmja e tyre është një nga prioritetet e LSI. Për prindërit e ardhmja e fëmijëve është shumë e rëndësishme dhe ministrja e Arsimit u shpreh Kryemadhi nuk mund të ikë pa dhënë disa përgjigje të rëndësishme mbi veprimtarinë e saj në këto muaj.

‘Në besojmë te të rinjtë dhe duke besuar te të rinjtë arritëm gjithmonë për të fituar beteja të rëndësishme dhe në fakt për një familje gjëja më e rëndësishme janë fëmijët. Për një familje arsimimi i fëmijëve është më i rëndësishmi. Për një familje e ardhmja e fëmijëve është më e rëndësishme. Prindërit për fëmijët bëjnë çdo gjë. Prindërit për fëmijët japin jetën dhe ne si LSI gjithë bazën tonë, gjithë forcën tonë e kemi te të rinjtë dhe aty do investohemi tek angazhimi i të rinjve për t’u përfshirë ata, për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Një pjesë e juaja kanë qenë viktimë e maturës shtetërore, një pjesë tjetër janë ende të pasigurt se çdo të ndodhë me maturën shtetërore dhe pastaj dëgjomë që ministrja thotë që “unë do iki tani se mbarova punë dhe nuk rri më në Shqipëri”. Si mund të ikë ajo pa dhënë llogari për atë çfarë ka bërë? Më e pakta të na japë përgjigje se çfarë bëri Turi. Mos lejoni që të vendosin të tjerët për fatin tuaj! Vendosni ju për fatin tuaj!’.

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaci tha se LSI ka një program të qartë për të garantuar që rinia të mos ikë nga vendi duke mundësuar vende pune të sigurta dhe të mirëpaguara që vlerësojnë aq sa duhet mundin dhe djersën e të rinjve.
Dy janë politikat tona shumë kryesore: Arsimi cilësor që gjithsecili prej jush të mos vuaj siç vuajti tani me Maturën Shtetërore dhe e dyta, arsimin shtetëror e kemi shumë të lidhur me tregun e punës. Pra që të keni një punësim të sigurtë, por mbi të gjitha që punësimi të jetë i mirëpaguar, në mënyrë që gjithçka të lidhet me ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri. Apeli im është që ju të vini dhe të punojmë bashkë shumë fort për ti realizuar këto dy misione të panegociueshme që ka LSI.

Prej ditësh, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi se bashku me kryetaren e LRI, Floida Kërpaçi kanë zhvilluar takime me të rinj të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë për të dëgjuar problematikat e tyre por dhe për të shpjeguar programin e LSI.