Basha: Republika e vjetër, komplot për të vjedhur shqiptarët. Rama sheh vetëm interesat e tij

471
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka përsëritur akuzat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se po vjedhin shqiptarët.
Ai deklaroi sot se republika e vjetër është një komplot për të vjedhur shqiptarët, për të zbrazur xhepat e qytetarëve.

“Reforma në energji e Edi Ramës është veç një skemë grabitëse ndaj qytetarëve. Me këtë reformë u ulën çmimet për një pakicë që harxhojnë shumë energji dhe u rritën për gjithë të tjerët. 75 për qind e shqiptarëve sot e paguajnë energjinë më shtrenjtë se më parë, nga 8,89 lekë në 9,52 lekë për kë. Kësaj barre i shtohen edhe faturat abuzive që qytetarët detyrohen të paguajnë nën presionin arbitrar të shtetit”, tha Basha.

Sipas tij, ‘një kryeministër, që do kishte minimumin e përgjegjësisë, nuk do të luante prej disa ditësh me një të vërtetë që e dinë të gjithë, se çmimi i energjisë është rritur dhe se shqiptarët paguajnë fatura më të larta energjie falë rilindjes dhe falë Edi Ramës’.

“Por Edi Rama sheh vetëm xhepin dhe interesat e tij, ndaj as nuk e di dhe as nuk shqetësohet për barrën e rënduar të energjisë për tre në çdo katër familje shqiptare”, shprehet Basha.
Sigal