Lubonja: Hashashi, një ekonomi kriminale qëdegradoi shtetin

509
Duke folur për hashashizimin e vendit, Fatos Lubonja deklaron se ekonomia e shtetit shqiptar është kriminalizuar.
Fatos Lubonja – Në fillim ishte trafiku njerëzor… Jo, ka rëndësi se Shqiptarët duhet ta kujtojnë se nuk ka lindur kot hashashi. Ishte trafiku njerëzor dhe i prostitucionit ka qenëfillimisht me emigracionin. Që filluan tëmbajnë Shqipërinë. Pastaj filluan piramidat. Pastaj filloi industria e ndërtimit, e cila shkatërroi territorin, pastrim parash të pista. Universitetet private janë dhe ato piramida qëmashtrojnë njerëzit. Është ekonomi kriminale. Kalimi tek hashashi tregon degradimin e njësistemi, që ka hyrë në një rrugë të gabuar, qës’ka ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme. Dhe ka gjetur një element tjetër mbijetesë, siçmund të gjeje nesër… do legalizohet hashashi? Do vazhdoje kokaina, do vazhdojë një gjëtjetër kriminale në qoftë se mendja e njerëzve është kriminale, për të fituar me krim. Unëkëtë shoh në thelbin e vet.
Ylli Rakipi – Z.Bushati pse mendon që ka ndodhur një gjë e tillë? Sepse po të jetë kështu vendin tim mund ta qeverisë dhe nëna ime 80 vjeç, po të vazhdojë kështu.
Andi Bushati – Këtu ka patur dy teori. Ka pasur teorinë e parë, që Edi Rama dhe qeveria e rilindjes, e la vetë në pamundësi për tëshëndoshur ekonominë, gjeti një mënyrë tëpunësimit shqiptarëve. Dhe teoria tjetër, qëkëtu ka qenë një sistem i kriminalizuar.Rilindja kur erdhi në pushtet, vendosi drejtor policie të korruptuar, ngriti një piramidë tëkorruptuar dhe ti kur ngre një piramidë tëkorruptuar ti nuk mund të kontrollosh as trafiqet, as territorin as asgjë. Unë besoj për vete që ka qenë jo e vullnetshme, por një gjëqë kësaj qeveria, i doli nga kontrolli. Por ama kjo nuk e shfajëson qeverinë, kjo e fajëson qeverinë. Sepse këtu është harruar të bëhet njëbilanc shumë i thjeshtë në qoftë se e mbajmëmend se çka ndodhur këto 4 vite me hashashin, unë i kam shënuar këtu shkurtimisht. Në fillim u bënë denoncime qëpo vijnë avionë të vegjël dhe po marrin hashash. Edi Rama atëherë thoshte se ështëçmendur Sali Berisha dhe Opozita se nuk vijnë, ato janë avionë mushkonjash. U prodhua alibia e parë. Doli një alibi e dytë, qëmediat e kazanit e frynë se nuk ka aq shumëhashash. Ato pameka e këto aleatët tonë… erdhi dhe mësyu gjithë shtypin ndërkombëtar. Nga ekonomisti te gazetat italiane, zvicerianë doli dhe anti-mafia italiane dhe tha po bëhet nami në Shqipëri, kanë ardhur disa fish mëshumë se më parë. Ra dhe alibia e dytë. U ngrit alibi e tretë. Hashashi këtu ka qenë, tha Edi Rama, dhe në studion tuaj. Por ama nëkohë të Berishës sheshin komunikatat. Me duket sikur kemi më shumë hashash se po e bëjmë më transparente. Kur edhe kjo u rrëzua nga ant-imafia italiane, e cila tha jo. Tani po eksportoni, po riprodhoni më shumë, erdhëm te alibia e katërt. Kemi hashash por tani do e zhdukim, nuk do e mbjellim më. Vetë fakti qëqeveria i është dashur të ndërroj 4 herë variant dhe të përjashtoj në mënyrë periodike vetveten, e tregon që ajo ka qenë e implikuar ose e fajëson në këtë trafik. Se çdo të behet nësezonin e ardhshëm nuk e di. Por deri tani,këto njerëz mbajnë përgjegjësinë e këtij trafiku të tmerrshëm.
Ylli Rakipi – Sipas këndvështrimit tëLubonjës, në qoftë se nuk do gjendet një gjëtjetër, një element tjetër, post kanabis, do tëvazhdoje me të.
Andi Bushati – Unë them… unë nuk jam totalisht dakort me Lubonjën në këtë pikë,sepse ky është një fenomen shqiptar, as trafiku i qenies njerëzore, as trafiku i drogave
Ylli Rakipi – …Në Shqipëri kalojnë të gjitha.
Andi Bushati – … por në vendet e varfëra, shikoni çfarë bëhet në vendet që vijnë nga lufta. Ka emigrant qeniesh njerëzore pafund, prostitucion pafund… problemi është kur jemi në këtë gjendje, duhet të sillemi siç u soll qeveria jonë? Të bëjmë sikur problemi nuk ekziston dhe ta mbysim me propagandë, apo kemi shpresën që të shërohemi duke i dal problemit ballas, duke ekzistuar dhe duke kërkuar rrugët e zgjidhjeve. Ne përsërisim gabime, sepse ne asnjëherë nuk duam tëshohim problemet. Sali Berisha në kulm tëpiramidave, thoshte se parat e shqiptarëve janëtë pastra. Në kulm të drogës Edi Rama thoshte se drogën e shpikin mediat e kazanit dhe këtu nuk ka hashash. Pra, këtu fatkeqësia jonë, ka ardhur se liderët tanë kanë dashur ti fshihen problemit dhe jo të ballafaqohen me të. Prandaj problemi përsëritet. 
Fatos Lubonja – Ndërsa unë mendoj kështu, që çdo shtet ka mafien e vet. Këtu mafia ka shtetin e vet, ky është problemi. Ky ështëndryshimi. 
Ylli Rakipi – Për të shtuar diçka më shumërreth kësaj që ju thatë z.Lubonja , fare shkurt përse Opozita shqiptare heshti deri në fund për kanabizimit të vendit. Lëshoj fjalë vetëm pas fushatës. Në fakt, ka heshtur totalisht nga frika se mos i kthehej në bumerang, dmth njerëzit nuk do i jepnin vota asaj dhe më tej akoma… Përse ndërkombëtarët heshtën dhe vazhdojnëtë heshtin për një gjë të jashtëzakonshme. Për një ngjarje unike. 
Lubonja: Ndërkombëtarët kanë paguar çmim tëmadh për stabilitetin e Shqipërisë
Bushati: Shtypi ndërkombëtar e ka diskritituar Shqipërinë me problemin e kanabisit
Gjatë emisionit “Të Paekspozuarit” Andi Bushati dhe Fatos Lubonja folën për rolin e ndërkombëtarve në Shqipëri.
Fatos Lubonja – Ndërkombëtarët për mendimin tim, i shkon ajo fjala stabilokraci qëkanë gjetur, nuk kanë shumë interes për këtëpunë, sepse kanë më shumë interes për njëstabilitet në rajon. Mbështesin lider autoritar edhe kanë përgjegjësi shumë të madhe për mendimin tim. Po paguan Shqipëria për stabilitetin një çmim shumë të madh, edhe ndërkombëtarët vetë.
Ylli Rakipi – Bushat? 
Andi Bushati – Unë mendoj se ndërkombëtaret duhet ti ndajmë. Sepse ne ndërkombëtarët shpesh herë… quajmë disa zyrtar, rrogëtarë vijën e majmë në Shqipëri, por po të shohim të gjithë shtypin ndërkombëtar e ka deskretituar shtetin shqiptar si të implikuar me drogën. Po tëshikosh anti-mafien italiane e ka deskritituar shtetin shqiptar, si të implikua me drogën. Pra me zërin e komunitetit ndërkombëtarë, e kemi pasur të fortë dhe të palëkundur. Kemi disa zyrtarë që kanë bërë, siç thotë Lubonja, llogaritë e stabilokrasicë dhe çfarë kanë thënë. Këtu na leverditë më shumë Edi Rama se sa Sali Berisha, lufta kundër drogës, duket sikur goditet Edi Rama dhe më mirë po heshtim për këtë punë. 
PJESA IV
Lubonja: Rilindja urbane, Rama zbukuroi një”fytyrë të sëmurë”
Në emisionin e fundit të “Të Paekspozuarit”, Fatos Lubonja foli me kritika edhe ndaj të ashtuquajturës rilindje urbane, ku përfshihen Sheshi Skëndërbej dhe Veliera.
Fatos Lubonja – Po përdor një metaforë që e ka përdorur Edi Rama. Ai e ka thënë, qëmeqenëse jemi të varfër, nuk do të thotë qënuk duhet të lyhemi me buzë të kuqe, nuk mund të bëje një grua manikyr. E kupton? Sepse kjo e bën të ndihet më mirë. Me këtë ka justifikuar këto punimet. Unë mendoj, që ajo që ka bërë realisht, po shfrytëzoj këtëmetaforë, nuk është zbukurimi i një të varfëri,por është zbukurimi i një fytyre të sëmurë, e një fytyre që lëngon, që ka nevojë për shumëgjëra dhe në vend që ti të kërkosh ta shërosh, sepse kjo është Rilindja, ti i vënë këtëmakijazhin tek disa sheshe. Më konkretisht do të them këtë. Që qytetarët shqiptarë, kanëpësuar një masakër urbane, masakër arkitektonike gjatë gjithë kësaj periudhe. Dmth kudo që ata jetojnë, jeta është bërë më e vështirë, rrugica të ngushta mbushur me makina, hapësirat e gjelbërta ose hapësirat me lodra apo oborret e shkollave, janë gjithmonëe më të ngushta, ose të zhdukura fare, atje ku pra jeton. Dhe në vend të kësaj, Kryeministri e sëmurë këtë trup, vendos një shesh në qendër dhe thotë kjo është Rilindja Urbane. Prandajthash që të mbulosh një trup të lënguar, qëlëngon që është i sëmurë, një fytyrë që ka shenjat e sëmundjes së rëndë ti mbulosh me tëkuq, normalisht pra, ajo që duhet të ishte Rilindje, duhet të ishte diçka tjetër ishte vlerësimi i jetës qytetarëve dhe jo i këtij buzëkuqi që vendos kryeministri. Tjetër gjëpastaj se sa i bukur dhe i shëmtuar është ky buzëkuq, kjo është një çështje tjetër.
Ylli Rakipi – Zoti Bushati a e keni parë ju Rilindjen Urbane dhe çfarë kuptoni shkurt me të?
Andi Bushati – Në qoftë se shtronim problemin që a ka pasur një impakt Rilindja Urbane, unë them po ka pasur. Ka shumënjerëz që mund të jenë shumë të gëzuar dhe tëshkojnë ke pazari i vjetër i Korçës, të shkojnëte pazari i ri i Tiranës, shëtisin në disa qendra të qyteteve, nga Përmeti deri tek në Kavajë po të doni, dhe shohin që duket sikur diçka ka ndryshuar. Dhe unë kam biseduar me shumënjerëz që thonë se ore nuk duhet të jeni kaqnilist se ka disa gjëra, që ndoshta i kanë bërëmë bukur. Por unë shpesh kam preferuar ta heq këtë nga komentet e mia, këtë anën pozitive, jo sepse ajo është bërë në mënyrë tëdendur, në mënyrë propagandistike, informacionin për sa bukur janë bërë këto gjëra, njerëzit e kanë marrë në total. Ajo qëunë duhet të theksoj është që vërtetë kjo Rilindje Urbane, por sa vend zë kjo tek e tëra. Sepse të bësh Pazarin e Ri në Tiranë dhe pastaj të masakrosh Tiranën me 150 leje ndërtimi në 3 vjet, të cilat do thotë kancer nëmushkëritë e njerëzve, mungesë e qarkullimit, denduri të një qyteti dhe zbrazje të Shqipërisë, pra mund të më ngjaje si diçka e bukur por e humbur në kaosin urban, ngjyrimi i vogël i Rilindjes Urbane, është siç të thuash ajo gjë e vogël që do të shejë mëkatin e madh dhe këtu ka qenë thelbi i kritikës sime.
Ylli Rakipi – Zoti Lubonja, kemi parëstadiumin “Qemal Stafa”, me pak fjalë i dua këto, që do të bëhet i ri. A e keni parë sheshin “Skëndërbej”, “Velierën” e Vangjush Dakos, kullën e Korçës? A është ky një art kyç e Rilindjes së Edi Ramës? 
Fatos Lubonja – Kyçi vjen tek neve, thotë njëantropolog bullgarë, tek këto vendet si Maqedoni, por edhe Shqipëria, kur ke nevojëpër tu legjitimuar tek të huajt dhe i bën gjërat siç i bëjnë të huajt. Këtu ka një manipulim tëmadh të shqiptarëve sikur po evropianizohet Shqipëria, ajo që kishte nevojë Tirana, tëkthehemi tek stadiumi dhe tek Veliera apo tek sheshi “Skëndërbej”, ishte ajo ideja që për fat të keq, e kemi mbështetur Edi Ramën nëfillim, kthimin në identitet. Ne kishim nevojëqë të rivlerësonim gjërat më të bukura qëkishte historia jonë, sepse jeta e njeriut… Bushati thotë që janë bërë më mirë, në rregull,në qoftë se harxhojmë para. Por mua më kanëshkatërruar historinë time. Vë pikat e referimit të jetës sime dhe të shumë qytetarëve. Shkatërrimi i historisë është humbja më e madhe. Nuk vjen njeri këtu që të shikojë njëstadium që e sheh dhe në Mosë, Pekinë, qytetet kineze edhe ku di unë. Ai stadiumi unik “Qemal Stafa” nuk kthehet dot më dhe ky është një krim ndaj qytetarëve, ndaj historisësë qytetit, ashtu sikurse dhe shkatërrimi i sheshit “Skëndërbej” që ka vazhduar fushëbetejë që në kohën e Enver Hoxhës, është po ky një krim ashtu sikur dhe “Veleria”që vendoset te kulla veneciane. Janë gjëra qëvetëm në Shqipëri mund të ndodhin, ashtu siçvetëm në Shqipëri mund të ndodhin dhe shumë gjëra të tjera si ato që trajtuam më parë.
Ylli Rakipi – Zoti Bushati, keni dëgjuar tëpyeten profesionistët për këto ndërtime. Ne kemi bërë bisedime dhe në studio për Dyrrahun, për Durrësin, për “Velierën”, stadiumin “Qemal Stafa”, etj….
Andi Bushati – Jo besoj. Këtë nuk ka Shqiptarë që nuk e di se këto janë krijesa unikale vetëm të mendjes së Edi Ramës. Ne kemi patur Kryetarin e Bashkisë së Durrësit këtu në studio dhe ai nuk dinte të shpjegonte,se si i njëjti arkitekt ishte tek stadiumi, ishte tek Veleria, ishte tek ndërtimi që Rama ka dhënë në Tiranë, flas për italianin Kazamondi. Pra unë mendoj ndryshe nga Lubonja, qëRilindja Urbane dhe Edi Rama nuk duhen diskutuar në rrafshin teorik. Pra sa prishin trashëgiminë dhe sa sjellin modernizëm. Kjo është ti bësh një nder, ti fusësh në një debat estetik dhe teorik. Thjesht ato po sillen si njerëz autokrat, autoritar, nuk ka rëndësi nësebëjnë bukur apo keq, për mua bëjnë gabim, sepse nuk konsultohen me askënd.
Ylli Rakipi – “Skëndërbej sheshi ideologjik dhe i Korrupsionit” dhe “Vrasja e Dyrrahut”,që janë dy raportet filmike, që ne kemi për këtë bisedë që sapo zhvilluam.
Sigal