Miratimi i ligjeve në Kuvend, shi në bahçen e deputetëve

224
Sigal

“Bejlerët“ e Kuvendit marrin nga arka e shtetit, përveç rrogës së majme edhe 170 milioë lekë në vit nga dietat, karburantet, telefonat, qiratë dhe shpërblimet, nëpërmjet ligjeve që kanë miratuar për vete. Ja emrat e deputetëve që përfituan miliona, përballë pensionistëve dhe qytetarëve që u mungon buka, ilaçet e u janë rritur çmimet

 

Zbardhen milionat që përfitojnë deputetët/ Kush janë 21 ligjvënësit e Tiranës që morën dieta, emrat që i refuzuan dhe benefitet për qira e telefon

 

Shqiptarëve u mungon buka e ilaçet, kanë pensionet më të ulëta, çmimin e naftës dhe energjisë më të shtrenjtin në Europë, por jemi krenar, sepse kemi deputetët të privilegjuar me rroga, përveç pagave të majme , benefitet e përmuajshme të tyre nxjerrin nga arka e shtetit rreth 170 milionë lekë në vit për dieta, karburant, qira e telefon

 

Nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë kemi ka publikuar listën me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet.

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përveç rrogave të majme, marrin çdo muaj nga buxheti i shtetit rreth 15 milionë lekë të reja benefite. Siguruar listpagesën e Kuvendit për muajin prill për të gjithë deputetët, lidhur me paratë që kanë shkuar për dieta, karburant, telefon dhe honorare. Sipas të dhënave të Kuvendit, për muajin prill kanë shkuar për benefitet e deputetëve, 14,265,163 lekë të reja.

 

Sipas ligjit për statusin e deputetit, ligjvënësit përfitojnë dieta për të shkuar në zonat elektorale, përfitojnë karburant për makinën, rimbursim të telefonatave dhe honorare për pjesëmarrjen në komisione.

Pjesa më interesante është ajo e dietave. Një muaj më parë pati një përplasje mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Kuvendit, pasi ky i fundit refuzoi dietat me argumentin se është deputet i Tiranës.

Në fakt Neni 14, i ligjit “Për Statusin e Deputetit” e përcakton qartë se dietat i marrin deputetët jashtë Tiranës. Po ashtu marrin dhe ata të Tiranës, por vetëm për shërbime politike jashtë kryeqytetit. “Deputeti që nuk banon në qytetin e Tiranës përfiton dieta gjatë kohës që merr pjesë në mbledhjet e Kuvendit, të komisioneve e mbledhjet e grupit parlamentar, ndërsa deputetët që banojnë në Tiranë përfitojnë dieta për ditët e shërbimit jashtë Tiranës. Modalitetet e përfitimit të dietave rregullohen me vendim të Kuvendit”, thuhet në ligj.

Mirëpo nga të dhënat për muajin prill, rezulton se janë 21 deputetë të Tiranës që kanë marrë dieta. Më poshtë është publikuar lista me emra. Bëhet fjalë për deputetë të të gjitha kampeve politike. Nuk dihet se çfarë shërbimesh kanë bërë jashtë Tiranës, kur ata e kanë zonën elektorale në kryeqytet.

Ndërkohë kemi një numër prej 22 deputetësh, shumica e të cilëve janë nga rrethet dhe kanë refuzuar që të marrin dietat. Disa nga emrat janë: Taulant Balla, Fatmir  Xhafa, Lulzim Basha, Sali Berisha, Damian  Gjiknuri, Flutura Açka, etj.

Sa i takon rimbursimit për karburant, janë 3 emra që e kanë refuzuar dhe ata janë: Lindita Nikolla, Ermonela Felaj dhe Agron Gjekmarkaj. Ndërkohë pjesa tjetër ka marrë secili 40 mijë lekë të reja në muajin prill për rimbursim karburanti. Në total për rimbursimin e karburantit të deputetëve kanë dalë nga arka e shtetit në prill, 4.432.343 lekë.

Lidhur me rimbursimin e telefonit, kemi po Gjekmarkajn, Nikollën dhe Felajn që nuk kanë përfituar. Të gjithë të tjerët kanë marrë nga 17 mijë lekë të reja secili. Për muajin prill në total janë shpenzuar 2.128.767 lekë për të rimbursuar telefonatat e deputetëve.

Ndërkohë kemi 17 deputetë nga rrethet që përfitojnë rimbursim qeraje. Më poshtë është lista me emrat. Ata marrin në muaj 35.000 lekë të reja. Në total për muajin prill për rimbursim qeraje kanë shkuar 599.667 lekë.

Sa i takon honorarëve për pjesëmarrje në komisione, deputetët kanë përfituar në total, 1.061.225 lekë. Pra, përveç pagave të majme që marrin deputetët, benefitet e përmuajshme të tyre nxjerrin nga arka e shtetit rreth 170 milionë lekë në vit për dieta, karburant, qera e telefon.

Deputetët e Tiranës që morën dieta

Xhemal Qefalia, 37,625 lekë

Arben Pëllumbi, 39,506 lekë

Klotilda Bushka, 39,506 lekë

Mimi Kodheli, 39,506 lekë

Emonela Felaj, 45,026 lekë

Dashamir Shehi, 37,625 lekë

Belind Këlliçi, 37,625 lekë

Albana Vokshi, 37,625 lekë

Vangjel Dule 75,250 lekë

Shpëtim Idrizi 37,625 lekë

Mesila Doda, 39,506 lekë

Etjen Xhafaj, 37,625 lekë

Jorida Tabaku, 39,506 lekë

Flamur Noka, 37,625 lekë

Orlando Rakipi, 37,625 lekë

Orjola Pampuri, 37,625 lekë

Petrit Vasili, 37,625 lekë

Erisa Xhixho, 37,625 lekë

Gertjan Deda, 37,625 lekë

Fatmir Mediu, 39,506 lekë

Eduart Shalsi, 39,506 lekë

 

Emrat që refuzuan dietat

Taulant Balla

Rrahman  Rraja

Vullnet Sinaj

Fatmir Xhafa

Lindita Nikolla

Damian Gjiknuri

Bujar Leskaj

Luan Baci

Luljeta Bozo

Agron Çela

Flutura Açka

Laert Duraj

Toni Gogu

Lulzim Basha

Grida Duma

Agron Shehaj

Sali Berisha

Kasëm Mahmutaj

Fation Veizaj

Oerd Bylykbashi

Etilda Gjonaj

Pandeli Majko

Deputetët që marrin rimbursim qeraje

Antoneta Dhima

Ilirjan Pendavinji

Lindita Buxheli

Nustret Avdulla

Besion Ajazi

Enslemvera Zake

Sorina Koti

Baftjar Zeqaj

Gledis Çeliku

Meri Markiçi

Kasëm Mahmutaj

Eralda Bano

Greta Bardeli

Niko Kuri

Pranvera Resulaj

Hatixhe Konomi

Mirela Pitushi