Wizzair anulon fluturimin, lë në tokë 250 pasagjerë të linjë Pisa-Tiranë

136
Sigal

Rreth 250 pasagjerë që do të udhëtonin nga Pisa drejt Tiranës kanë mbetur në aeroportin italian pasi kompania lowcost Wizzair ka anulluar fluturimin.

Nga video e mëposhtme duket se pasagjerët nuk kanë pasur asnjë njoftim lidhur me anulimin e fluturimit, ndërsa ishin në pritje për t’u imbarkuar në bordin e avionit.

Pasagjerëve nuk u është dhënë asnjë sqarim mbi anulimin e fluturimit, ndërsa nuk dihet nëse kompania lowcost do të rimbursojë ose jo kostot e anulimit të fluturimit.

Nga raportimet mësohet se avioni ndodhet në pistën e aeroportit, madje i janë vendosur edhe shkallët, që shërbejnë për imbarkimin e pasagjerëve, të cilët shfaqen të irrituar me të drejtë, pasi prisnin të kalonin portën që i çonte drejt avionit.