Përmbytja, Bashkia Shkodër: Ujërat mbulojnë edhe 500 hektarë tokë

253
Sigal

Edhe 500 ha tokë të tjera janë mbuluar nga uji brenda 24 orëve të fundit në Shkodër.

Mëngjesin e së martës, bashkia raportoi për 3585 ha nën ujë në total, nga 3005 hektarë që ishte të hënën në mëngjes.

Njoftimi i Bashkisë Shkodër:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 02.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.69 m.(Kuota max 6.30 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 9 cm

• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m. (Kuota max 8.70 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kemi rritje të nivelit të ujit me 6 cm

• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pa ndryshuara.

• Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Sipërfaqe totale e përmbytur 3585 Ha

1. Tokë e pakultivuar 735 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe 2565 Ha

3. Grurë 150 Ha

4. Bimë Dekorative 92 Ha

5. Pemtore 40 Ha

6. Serra 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.

2. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre 60cm.

3. Ujësjellësi Oblika 1, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë

5. Rruga e Goricës ka prezencë uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe

6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë

• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
• Grurë 45 Ha
• Pemtore 35 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Serra 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1450 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 300 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 970 Ha
• Grurë 95 Ha
• Bimë dekorative 85 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm

3. 110 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

5. Ka prezencë uji 20 cm në rrugën Belaj- Pentar.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 240 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

• Te pakultivuara 50 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 180 Ha
• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

• Tokë e pakultivuar 135 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
• Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “Përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohet mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë (koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.