Suplementi Pena Shqiptare/ Alma Zenellari: Një pyll i gjelbër ish ai!

Im at’ ishte i bukur,

gjithë qielli ishte syve të tij të kaltër.

Sigal

Brenda tyre ishte reja e bardhë,

ishin pëllumbat, yjet, drita …

Në kraharor mbante diellin, detin,

një pyll të gjelbër me zogj dhe cicërima.

 

Im at’ kish duar të forta, të bukura ,

në ato duar mbështillte të ardhmen tone!

Anije të vogla nëpër limane çdo ëndërr,

lëkundej vela e bardhë

në brigje dashurie

çdo stinë.

 

Im at’ buzëqeshte bukur!

në atë buzëqeshje shkrinin dimrat,

mbyteshin stuhitë.

Ne kurrë nuk ndjemë të ftohtë!

Në vatër ishte zjarri,

ishin përrallat me vadhëza , me aromë ftonjsh.

 

Në mes të shtëpisë ishte lëndina e yjeve.

Ishin ketrat, kaprojtë, shtojzovallet.

Në dritare përkuleshin dallëndyshet,

Mbanin vesh kur fliste ai…

 

Ndërsa sot Ai është ylli,

është reja, është brenga,

është dhimbja, është loti!

Është malli që çan me sqep kraharorin.

Është deti që gjëmon thellë shpirtit…