Suplementi Pena Shqiptare/ Mimoza Gjoni Alushani: Gëzuar 28-29 Nëntorin

Gjithë Shqiptarët

janë ngritur në valle.

Sigal

Buçasin fushat,

po gjëmojnë malet.

 

Krahët hap Shqiponja,

Fluturon krenare,

në krahet e saja,

me nënën e madhe.

Shqipëri e madhe!

Shqipëri entike,

Të gjithë i plase,

nëna jona fisnike.

 

Kosovë e Adem Jasharit,

kurr s’u dorëzove.

Lirinë nuk ta falën,

me gjak e fitove.

 

Çamëri e bukur!

Bija jonë Çamëri.

Shqipëria pa ty,

s’ka jo hijeshi.

 

Këndojnë Tetovarët,

vëndin ndezin flakë.

Jemi Shqipëtar,

me shpirt dhe gjak.

 

Thërret Mëmëdheu,

bijtë e Skënderbehut,

jetën ta japim,

si burrat e dheut.

 

Të gjithë të bashkuar,

nuk ka jo ndryshe,

jemi një komb,

me gjak e gjuhë Shqipe.

 

28 Nëndori: dita e Flamurit,

29 Nëndori: dita e çlirimit,

në zëmër ju kemi,

si dy drita syri.

 

Festojnë Shqiptarët,

në gjith botën mbarë,

Veshur kuq e zi,

Jemi shum krenar.