Gazmir Myrto: “Peshku në det, tigani në zjarr”

379
Sigal

 

(dialog satirik në vargje)

 

Burrë e grua “mish e thua”,

ngrysin ditët në vetmi.

Djemtë që me zor i rritën,

shkuan bujq në Itali.

 

Burri shtrirë në divan,

shikon veç televizor.

Kurse gruaja nikoqire,

hyn e del fshesën në dorë.

 

Një çast burri ndali frymën,

fërkoi sytë me habi.

Pastaj, thirri me të madhe

veshur krejt në lumturi.

 

Grua moj…, moj e uruar,

eja shpejt dëgjo habere.

Lëre fshesën…, hapi veshët:

wshtë haber me shumë vlerë.

 

Po flet Rama shend e verë,

ministrat kapur nga dora:

gotat ngritur gjer në re,

shteti sot po ia bën fora.

Ushton kënga….çiftelia,

daullja sa s’po pëlcet.

Festë paska Shqipëria,

një projekt po nis në jetë.

 

Do na rriten pensionet.

Do na japin gjela deti!

Këtë vit me sa po shoh,

do kënaqet gjithë mileti.

 

Shiko dritat….llamburisin

plot, parrulla në çdo mur.

Gjithë Tirana shënderuar

në çdo zyrë një flamur.

 

Lali Eri, s’mbahet dot:

Duket shumë i përmalluar

Sytë e tij po derdhin lot,

me fëmijët përqafuar.

 

Aman mjaft si nuk u ngope!

Vit për vit këto premtime.

Uro djemtë jashtë vendit

se s’do kishim një thërime.

 

Ndaj o burrë të përgjërohem:

mos lexo asnjë gazette,

se ata që “llapin” shumë,

gënjeshtrat i kanë si det!

 

Kështu flasin demokratët:

Fjalë…fjalë e vepra hiç

Këta janë socialistë,

mos i quaj “qena dobiç”.

 

…Mbase jam “eksiq” nga trutë:

Ndaj të lutem ma shkoqit

ku dallojnë rozët nga blutë

s’janë njëlloj të dy partitë?

 

E mban mend ç’thosh deputeti:

nja dy vjet e ca më parë?

si përlotej “hipokriti”

gjersa votën na ka marrë?!

 

Po ku është? A nuk më thua?

Të paktën të nxjerrim mallë.

Jo për gjë…po veç ta dime.

A ka bukë…, a është gjallë?

Veç portreti i ka mbetur!

Një portret më shumë i grisur:

Edhe fjalët dhe premtimet

si portreti krejt bitisur.

 

(Në) çdo kanal televizori,

veç suksese po dëgjojmë,

po me nder zotërisë tënde,

Unë e ti, një m…. shijojmë.

 

Ky kapitull, është mbyllur.

Po hapet faqe e re,

gabimet do korigjohen,

do punojnë veç për ne.

 

Sot mos fol… thuaj: Peqe!

Edhe mos më kundërshto!

Mos ma shaj më Edi Ramën:

Më mirë hesht edhe dëgjo.

 

Nesër sa të zbardhë agimi.

më bëj gati pak mëngjes,

se do shkoj të marr pensionin

të krekosem si këndez.

 

Do të marr gjelin e detit.

Dhe çfarë duhet një nga një.

Dhe, ashtu… kurriz ngarkuar,

t’i çoj Ramës S.M.S.

 

Po kismet o burrë kismet:

“Peshku po noton në det”

Le të hyjë një herë në vjet,

se “tigani peshkun pret”.

 

Tak…tak…tak trokiti dera:

Burri hyri në shtëpi…

Gjelin që mbante te dora

e përplasi në tepsi.

 

 

Ç’ke kështu që je mërzitur

e, nuk je si në mëngjez?

Ti gati sa s’fluturoje!

U “krekose” si këndez.

 

Ishe shumë i ngazëllyer,

me gëzim thuajse pa fre!

Si ikën kështu pa pritur?

“Entuziamin” ku e le?

 

Gjeli, duket që e ke sjellë,

në tepsi ta marka “nurë”.

Po ky gjel që të shijohet

do dhe harxhe more burrë.

 

(Eh)… Fole ti po s’të dëgjova:

i nxituari dhe gabon!

Ujku plak i ndërron qimen,

po zakonin, se harron.

 

Edi Ramën….Lali Erin,

i kam bërë të dy lanet

Po të jem me këto nerva,

mund t’i bëj edhe synet.

 

Delenxhinjtë…maskarenjtë:

më mashtruan sy në sy.

I besova unë “qyqari”

Hileqarë dolën të dy.

 

Po dritat që llamburitnin?

Rrugët shtruar për merak?

Burri – Që të gjitha abuzime,

reklama për “uturak”

 

Na mbeti dhe gjeli i detit

në tepsi si “hajmali”

po mos kishim djemtë jashtë:

Lamtumirë…. “pleqëri”.