Erisa Xhixho: Një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë

529
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së të qarkut të Fierit.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputet të LSI-së në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, Robert Bitri, Klajdi Bogdanaj, etj.

Gjithashtu, në këtë aktivitet mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit falënderues me anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj në këtë takim, kandidatja për deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Fierit, Erisa Xhixho u shpreh se LSI ka një program konkret për arsimimin e të rinjve, duke e cilësuar këtë si arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin dhe Shqipërinë.

“Jam e bindur se një arsim cilësor është arma më e fuqishme për të ndryshuar Fierin për të ndryshuar Shqipërinë”, – tha kandidatja për deputete e LSI-së teksa shtoi se vota për LSI-në, është vota për rinjtë dhe për shansin që Lëvizja Socialiste ofron për të gjithë.

“Vota për LSI-në është vota për të rinjtë dhe të rejat e Fierit. Është vota për të ardhmen tonë. Besoj te politika që kujdeset për njerëzit. Unë besoj te politika që është aty për të zgjidhur hallet dhe shqetësimet, unë besoj te politika e qetësisë dhe e tolerancës, që largon atë politikë konfliktuale, që nuk e do asnjë”.
Sigal