Kryemadhi: Ne e mbajmë fjalën, sidomos me të rinjtë

198
Sigal

Mendoj që është shumë e rëndësishme profesor, sepse një nga problemet që kemi ne sot është largimi i të rinjve dhe sektori i mjekësisë po e ndjen. Mjekët, infermierët që çdo ditë e më shumë largohen. Ju keni qenë në universitetin e infermierisë, keni qenë dekani i atij universiteti dhe ikën të tërë. Strategjia dhe politika po vazhdon me largimin e infermierëve. Të gjithë studentët e mjekësisë dhe infermierisë po mësojnë gjermanisht. Ja ku kemi Xhenin që ka qendër të gjuhëve të huaja dhe ka atë fluksin e madh të të rinjve.
Mendoj që ne na duhet të bëjmë një ndryshim, jo siglash, por na duhet të bëjmë një ndryshim mentaliteti, sistemi për të rikthyer shpresën dhe besimin tek të rinjtë. Jam e bindur që sigurisht që koha ime dhe e kujdo tjetër nuk mund të ketë kohën që ka Kristi që është gocë e re, apo Klevi që janë shumë të rinj. Por angazhimi ynë, fryma jonë, zemra jonë, do të ju japë mundësinë këtyre për të krijuar infrastrukturën për të qëndruar.
Meritat e tua dhe angazhimi yt në vite në profesion, mësimdhënie, mjekësi etj., janë shumë të domosdoshme jo vetëm për iluminuar brezin e ri, por edhe për të rritur anën profesionale për përfshirjen e të rinjve në politike. Pse mendojmë ne? Ne mendojmë që një grup parlamentar i LSI i cili ka vlera, integritet, meritokraci, profesionalizëm brenda saj, aty ku ndërthuren me eksperienca të reja, frymën, dëshirën pasionin e brezit të ri ka një komplentarizëm më të madh për ofruar njerëzve mundësi të reja. Njerëzit nuk kanë nevojë për sigël partish, por për njerëz që zgjedhin hallet e tyre. Njerëzit janë mësuar me programe partish që kanë ngelur në kuadër projektimesh. Tashmë ata duhet të prekin me dorë atë që ndodh. Ne për fatin tonë të mirë e mbajmë fjalën. Ne gjithmonë e kemi mbajtur fjalën, jemi angazhuar dhe përgjigjur, sidomos të rinjve e të reja. Angazhimi i çdo prindi, familje bëhet për ti krijuar hapësira të rinjve e të rejave, fëmijëve sepse në fund të ditës, e ardhmja e vendit është rinia. Nëse kemi një rini të angazhuar, shkolluar, profesionale do të na e bëjë shumë më të mundur këtë gjë.