Mediat holandeze/ Ja si kryebashkiaku i Roterdamin u kërcënua në Tiranë gjatë ndeshjes së Feynord. Policia nis hetimet

134
Sigal

Mediat holandeze kanë konfirmuar lajmin e dhënë më herët se kryebashkiaku i Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar gjatë finales së “Conference League” të luajtur në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për shkrimet në pankarta ku kryebashkiaku kërcënohej me vdekje. Aboutaleb ishte i pranishëm gjatë ndeshjes, ndërkohë që pankartat u shfaqën në grupin e tifozëve holandezë. “Policia e Roterdamit ka nisur një hetim mbi pankartat me kërcënime me vdekje ndaj kryebashkiakut të Roterdamit, Ahmed Aboutaleb. Një grup mbështetësish të të ashtuquajturës Bërthama Rinore e Roterdamit (RJK) i treguan në Tiranë. Atje, Feyenoord luajti të mërkurën e datës 25 maj, ku pësuan humbjen 1-0 në finalen e Konferencës së Ligës kundër AS Roma. Pankartat u mbajtën nga anëtarë të panjohur të RJK-së. Kjo ka ndodhur në zonën e tifozëve të Feyenoord në kryeqytetin shqiptar”– shkruajnë mediat holandeze.