Manchester City kundër hetimit të UEFA-s

420
Sigal

Klubi anglez i Manchester Cityt ka bërë një ankesë, duke kërkuar bllokimin e hetimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv.

Aty është hapur një hetim dhe parashikohet një dënim nga Gjykata e Lozanës për kampionët e Premierligës.

Anglezët kanë deklaruar se “këto akuza janë të rreme” dhe i kanë mohuar akuzat se ka një parregullsi në “fair-play”-n financiar nga ana e tyre.

“Ne deklarojmë se ka një interpretim të gabuar dhe nuk po zhvillohet një hetim i drejtë”, pretendohet nga Manchester City.

Klubi anglez rrezikon një përjashtim të mundshëm nga Liga e Kampionëve për sezonin 2020-2021.

UEFA dyshon se kampionët anglezë kanë manipuluar bilancet me injektime të fondeve nga vetë pronarët e klubit, por që janë shitur si sponsorizime.