Unazës së Madhe të Tiranës i shtohen edhe 3.2 km te tjerë. Ministri Olldashi inspekton punimet

523
Sigal

Edhe 3.2 Km të tjerë të Unazës së Madhe, konkretisht segmenti nga “komuna e Parisit” deri në rreth-rotullimin e Saukut do të jenë të hapur për trafikun në fillim të muajt tetor duke i çuar në 6 km e Unazës së Re të hapura për trafikun.  Pjesë e këtij segmenti janë edhe katër mbikalime me katër korsi, tre mbikalime për rrugët dytësore si dhe tre nënkalimet për këmbësorët të gjitha të përfunduara dhe asfaltuara.  Hapja e njërit krah të këtij segmenti do t’i shërbejë të gjithë trafikut që kalon në këtë zonë, ndërkohë që punimet do të vazhdojnë për asfaltimin e krahut tjetër. Lajmin e dha ministri i Punëve Publike dhe Transportit, gjatë një inspektimi që bëri në segmentin Komuna Parisit -Rreth-rrotullimi i Saukut, një nga veprat më të rëndësishme të infrastrukturës në ndërtim.

Sinkron

“Punohet për asfaltimin e 3.2 km të Unazës së Madhe të Tiranës, konkretisht segmenti nga qendra “Kristal” deri në rreth-rrotullimin e Saukut të cilëve i’u bashkohen  edhe 2.8 km, të cilët ne i kemi hapur nga rreth-rrotullimi i Saukut deri në Tirana East Gate.  Ne shpresojmë që brenda një periudhe 2- javore  do të hapim  për trafikun dy korsi për të vazhduar punimet në korsitë  e krahut tjetër për të lehtësuar në këtë mënyrë të gjithë trafikun që vjen nga zona e Tiranës së re,  rruga “Komuna e Parisit” drejt pjesës Lindore dhe Rrugës së Elbasanit”,-tha ministri Olldashi “Nga ana tjetër Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka tenderuar tashmë 2.6 km  të tjera nga qendra “Kristal” deri tek shkolla “Teknologjike” për të bashkuar në këtë mënyrë Unazën nga Tirana East Gate deri tek rreth-rrotullimi i Doganës duke bërë të mundur në këtë mënyrë një lehtësim të trafikut që sot kalon përmes kryeqytetit”. Ndër të tjera z. Olldashi informoi se ka përfunduar projekti i detajuar për zbatimin e një tjetër segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe,  atij nga Tirana East Gate në drejtim të krahut Lindor, “kombinatit të Autotraktorëve” dhe urës së Brarit, ku unaza do të lidhet me Rrugën e Arbërit .  “Në këtë mënyrë materializohet çdo ditë e më shumë po një projekt madhor infrastrukturor në vend që e lehtësonTiranën nga shumë andralla që i ka shkaktuar deri më sot trafiku i mjeteve të rënda dhe trafiku me destinacione të ndryshme nga kryeqyteti, por që është i detyruar të tranzistojë mespërmes Tiranës”,-tha Olldashi