Manastirliu i fut në xhep 200 mln. lekë oligarkut të ‘Intermedica’ për teste Covidi

53
Sigal

Emergjenca shëndetësore  gjatë kulmit të pandemise solli një mundësi të artë biznesi për tregun privat të laboratorëve dhe spitaleve në Shqipëri, të cilat i shumëfishuan pacientët dhe fitimet e tyre gjatë periudhës së pandemisë. Qytetarët u zhvatën nga çmimet e kripura të testeve të covid  që arritën deri më 120 euro, kur vetë Ministria e Shëndetësisë mori 7 euro një kit me tenderin 1 mln euro. Sipas përllogaritjeve të BIRN shqiptarët shpenzuan të paktën 90 milionë euro . Edhe pse në formë solidariteti duheshin rishikuar çmimet, kjo analizë nga inisitucionet përkatëse jo vetëm nuk u krye, por u la dorë e lirë abuzimeve me çmimet nga laboratorët privat si Intermedica që aplikuan tarifa disa herë më të larta se vendet e pasura të Bashkimit Europian për popullin e varfër shqiptarë. Ndërsa tani që Covid në Shqipëri është zhdukur, por paratë publike për teste në shtet vazhdojnë të ndahen në copa për biznesmenët dhe jepen më çmime të ulëta, fakt që nxjerr edhe njëherë zbuluar vjedhjen gjatë pandemisë me testet e covid.  Vasil Llajo është oligarku i radhës në Shëndetësi, i cili ka përfituar mbi 200 MLN Lekë pa TVSH në një tender të fundit të Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë së drejtuar nga Ogerta Manastirliu.

Pronari i klinikës Intermedica ka përfituar një tender të dyshimtë nga ministresha, tender i cili duket se është stisur për të kjo për shkak të disa faktorëve.Fillimisht sepse shumica e 11 operatorëve pjesëmarrës janë skualifikuar për një kriter të veçantë në tender, përkatësisht pikën 2.3.1 të shtojcës së kritereve të veçanta të kualifikimit 7.2 që do të thotë se ky tender ka të hartuara kritere që t’i plotësonte vetëm kompania e oligarkut Llajo.
Dhe pika e dytë dyshuese për faktin sepse një tender me Fond Limit mbi 2 MLD Lekë është dhënë sipas joq me ofertë fituese mbi 200 MLN Lekë.
Kjo ngjall dyshime mbi dyshime pasi kjo do të thotë se nëse vlera e vërtetë e testeve qenka 10-fish më e lirë sesa çmimi i përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor, sipas joq atëherë testet e shpejta të Covid ose janë të skaduara ose institucioni shtetëror ka shumë-fishuar vlerën reale të testeve në mënyrë që të shpallte fitues Operatorin Ekonomik të stisur, pra kompaninë Sëiss Med të Vasil Llajos që ka ofruar vlerën më të ulët.