PS-LSI letër KQZ-së për shtyrjen e afatit të regjistrimit të koalicioneve

489
Ndërsa sot skadon afati në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për regjistrimin e koalicioneve për 18 qershorin, Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim i janë drejtuar me një letër Komisionit ku i kërkon shtyrjen e afatit.

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Luan Rama deklaroi dje nuk do të marrë asnjë hap në drejtim të rikonfirmimit të koalicionit me PS pa qartësuar pjesmarrjen e opozitës në zgjedhje që do t’i jepte fund dhe krizës politike në vend.

Luan Rama: Duke kuptuar kërshërinë tuaj për të vënë në rend të parë një çështje që nuk mund të jetë parësore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme, transparente, demokratike dhe sipas standarteve. Zgjedhjet janë të parat. Ne jemi të angazhuar dhe ftojmë të gjithë politikën, në mënyrë të veçantë aktorët parlamentarë të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon ky moment i rëndësishëm për fatet e vendit. Gjitha të tjerat pastaj në kohën e duhur do ua bëjmë me dije.

Sigal