Ekstradohet nga Greqia shkodrani, vrau dy persona në vitin 2000

458
Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar për vrasje. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Perikli Marku, 53 vjeç, lindur në Shkodër.

Policia bën me dije se Marku është dënuar me burgim të përjetshëm, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin penal nr.39 datë 20.05.2002 për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal Shqiptar, dhe Gjykata e Lartë e ka dënuar me 16 vjet dhe 8 muaj në burg, për kryerjen e veprave penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”; dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Ngjarja ka ndodhur me 06.10.2000, rreth orës 15:00 në vendin e quajtur lagjia e Spitalit në Lezhë, ku Perikli Marku ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasit B. A dhe B. Z.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Shtetasi i lartpërmendur iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
Sigal