Ata janë fotografuar së bashku të buzëqeshur vetëm pak
javë më parë, por duket se gjërat tashmë nuk shkojnë dhe aq mirë për Anna
Tattangelo dhe Gigi D’Alessio-n.
Çifti
i famshëm i këngëtarëve duket se po has probleme në çift dhe siç përflitet nga
burime pranë tyre, arsyeja është largimi i Tatangelo-s për të marrë pjesë në
turneun promovues të filmit “Un Natale al Sud”, ku ajo shihet në rolin e
aktores.
D’Alessio
e shoqëroi bashkëshorten në premierën e saj në Romë dhe fakti që ajo ka
zgjedhur ta vazhdojë turneun pa të, duket se nuk i ka pëlqyer këngëtarit të
famshëm.
Në
këtë situatë nuk ka kontribuuar për mirë as deklarata e showgirl-it Valeria
Marini pak ditë më parë, e cila u shpreh se Gigi i kishte asaj para borxh dhe
se do të bënte mirë t’ja kthente sa më shpejt. D’Alessio dhe Tatangelo kanë një
histori 10-vjeçare së bashku si dhe një djalë të quajtur Andrea.