Gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Bruksel, ky i fundit u takua dhe zotin Charles Michel.
Diskutim i këtij takimi ishte rruga e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetja e kësaj të fundit drejt këtij misioni. Michel u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian.
Gjithashtu, Michel mirëpriti iniciativën e Shqipërisë për të mbledhur në Tiranë samitin Ballkani Perëndimor-Ukrainë.
Postimi i Charles Michel në X:
Me @ediramaal , diskutuam rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e #Ballkanit Perëndimor është në BE.
Gjithashtu përshëndetëm nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE-ja është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën.