Refugjatët, Meta në Luksemburg: Kriza kërkon zgjidhje konkrete

485
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e Kryeparlamentarëve të Bashkimit Europian që po mbahet në Luksemburg. Në konferencë ishte i pranishëm edhe Presidenti i Komisionit Evropian, z. Jean Claude Juncker, ndërkohë që Shqipëria ftohet për herë të dytë të marrë pjesë në këtë aktivitet të rëndësishëm si vend kandidat për në BE. Gjatë një ndërhyrjeje në sesionin e parë të konferencës, z. Ilir Meta foli për krizën e refugjatëve dhe për kontributin që po jep Shqipëria. 
Kryetari i Kuvendit u shpreh se kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane dhe se qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE e të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. “Shqipëria do të kontribuojë brenda kapaciteteve të saj dhe sipas nevojës së partnerëve tanë evropianë. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me fqinjët tanë Italinë dhe Greqinë. Kriza e refugjatëve ka nevojë për një strategji të mirëkoordinuar evropiane. Moskoordinimi i lë vend pasigurisë dhe rrjeteve të trafikut dhe terrorizmit. Qytetarët evropianë duhet të kenë besim te BE dhe të qëndrojnë larg alternativave nacionaliste e ksenofobiste. Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje konkrete, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme”, deklaroi ndër të tjera Ilir Meta.
Sigal