Gjykata e Vlorës ka dhënë masën “arrest në burg” për 31-vjeçarin Gjergji Dervishaj.
Dervishaj u arrestua dy ditë më parë në Vlorë. Kujtojmë se gjatë operacionit nga Policia e Vlorës zhvilluar të hënën, u zbulua një arsenal armësh në një subjekt tregtar dhe u vu në pranga pronari i këtij subjekti, 31-vjeçari Gjergji Dërvishaj.
Armët e sekuestruar nga aksioni i policisë:
1 minë me telekomandë,
4 armë zjarri automatik (njëri prej tyre me silenciator),
1 armë zjarri pistoletë,
1 armë zjarri imituese,
12 krehra armësh,
rreth 800 fishekë,
1 jelek antiplumb,
1 peshore elektronike dhe 1 palë targa automjeti.