Morën peng burrë e grua për disa orë/ Prokuroria e Elbasanit mbyll hetimet për Seit dhe Kreshnik Manahasën, kërkon 15 vite burg…

137
Sigal

Burime  konfirmojnë se Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet për dy vëllezërit Seit dhe Kreshnik Mahahasa.

Në përfundim të hetimeve, burime bëjnë me dije se Prokuroria kërkoi dënimin me 15 vite burg të Seitit dhe me 10 vite për Kreshnikun.

Ata u arrestuan rreth një vit më parë për akuzat “vjedhje e kryer në bashkëpunim”, “ngacmim seksual i mbetur në tentativë”, “kryerje e marrëdhënieve seksuale pa dëshirë” dhe “heqja e lirisë”.

Kujtojmë se rreth një vit më parë, të dy vëllezërit, në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë i kanë hequr lirinë një çifti bashkëshortësh me forcë, të cilët janë mbajtur për disa orë nga Kreshnik Manhasa, derisa ka ndërhyrë policia.

Sipas burimeve nga policia atëherë, pengmarrja e tyre ishte bërë për të përfituar një shumë të caktuar parashë.

Ndërkohë mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i gjykatës për dy vëllezërit, lidhur me veprat penale që ata kanë kryer.