Broja firmos te londinezët në huazim dhe pastaj te Milani! Në Angli zbulojnë hipotezën e bujshme

111
Sigal

Armando Broja do të mbyllë këtë sezon futbollistik si një lojtar i Fullhem. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Çelsi te Fullhem deri në mbyllje të këtij sezoni në mënyrë që të luajë më rregullisht më klubin tjetër londinez. Por më pas, e ardhmja e tij mund të jetë te… Milani.

Këtë e kanë zbuluar mediat angleze, të cilat kanë ndjekur me vëmendje lëvizjen e futbollistit të Kombëtares shqiptare. Sipas “The Athletic”, Milani ishte interesuar realisht për sulmuesin shqiptar gjatë këtij muaji, por situata financiare e klubit italian e pengonte që të bënte lëvizje për të, sidomos me shifrat që kërkonte Çelsi.

“Kjo diskutim mes palëve mund të rishikohet gjatë verës”, shkruante “The Athletic” për situatën e Brojës, i cili nuk ka një klauzolë transferimi përfundimtar te Fullhem ndaj do të jetë me të gjitha të drejtat përsëri pjesë e Çelsit në verë.