Shqipëri-Serbi/ Kombëtarja serbe do të shoqerohet nga 350 policë specialë

515
Policia shqiptare dhe agjensitë ligjzbatuese duket se kanë marrë masa të forta sigurie, deri edhe ekstreme, për përfaqësuesen serbe, e cila në kuadër të ndeshjes së vlefshme për Euro 2016, do të zhvillojë takimin e rradhës në Elbasan Arena me kombëtaren e Shqipërisë më datën 8 tetor.
Kombëtarja serbe do të mbërrijë në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit në orën 18:00 të datës 7 Tetor, ndërsa një natë do të qëndrojë në Tiranë. Segmenti nga Rinasi në Tiranë, në kuadrin e masave të sigurisë, do të jetë i bllokuar, ndërsa kombëtarja serbe do të akomodohet në hotel Sheraton. Ekipi kundërshtar zgjodhi të qendrojë në hotel deri në momentet përpara sfidës së 8 Tetorit.
Serbët do të drekojnë dhe do të pushojnë në Tiranë, ndërsa dy orë përpara ndeshjes do të paraqiten në Elbasan Arena. Udhëtimi nga Tirana drejt Elbasanit cilësohet edhe si pjesa më e rëndësishme e qëndrimit në Shqipëri. Zv.presidenti i Federatës Serbe, Goran Milanovic, bëri të ditur se skuadra do të udhëtojë me autobusë dhe e shoqëruar nga 350 policë. Numri kaq i lart i efektivëve në dispozicion që do të blindojnë rrugën afro 50 kilometra lidhet me shqetësimin e serbëve se në disa segmente rruga kalon në zona rurale.
Sigal